Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë

558
Presidenti Meta takon Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat dhe Kryetarin e Parlamentit Anglu Ferrugia
Gjatë vizitës së tij në Maltë, Presidenti i Republikës, Meta u prit në një takim nga Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat. Presidenti Meta dhe Kryeministri Muscat vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në këtë përvjetor të 45-të dhe nënvizuan mundësitë për për t’i intensifikuar më tej ato, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore. Presidenti Meta theksoi se Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë, duke shprehur besimin, se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Presidenti Meta shprehu interesin për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, duke nisur sa më shpejt me krijimin e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, me fokus sektorët si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori financiar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj. Presidenti Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit. Presidenti Meta dhe Kryeministri Muscat ndanë të njëjtin qëndrim që Shqipëria dhe Malta kanë potencial bashkëpunimi edhe në projekte të përbashkëta në kuadër të programit transnacional të BE-së Mediterranean 2014-2020, në fushën e inovacionit, turizmit, mjedisit, transportit detar etj.

Bashkëpunim i suksesshëm Maltë – Shqipëri
Në ditën e dytë të vizitës shtetërore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një takim edhe me Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Ferrugia. Presidenti i Republikës rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e Shqipërisë për të intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të përbashkët me Maltën. Përveç mirënjohjes për mbështetjen e Maltës për Shqipërinë në agjendën e saj të integrimit evropian, Presidenti Meta i shprehu krye/parlamentarit dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve. Presidenti Meta vlerësoi se krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, do të ishte një mekanizëm nxitës për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend, dhe do të përshpejtonte nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për të dy vendet. Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona në kuadër të “Unionit për Mesdheun”.
Sigal