Malltezi: Zoti Klosi, a ka konflikt interesi këtu. Apo “ç’e deshe”?!

828
Sigal

Jamarbër Malltezi, shefi i departamentit të Mjedisit dhe Turizmit të PD-së ka akuzuar ministrin e Turizmit Blendi Klosi, se detyron bashkitë që të bëjnë trajnime tek kunati i vet, i cili është kryetar i federatës së vrojtuesve të plazhit dhe mbase edhe drejtor i rezervave të Shtetit, ndërkohë, që të mbyturit këtë sezon turistik shënojnë një rekord negativ. Jamarbër Malltezi shkruan: Ministri Klosi nuk po i jep baxhanakut 15 milionë euro si Edi Rama, por gjithsesi konflikti i interesit është ulëritës. Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, kërcënon krerët e bashkive që të japin paratë për trajnime tek kunati i vet, përndryshe do mbyllë plazhet. Klosi mund të thotë që ka folur me përgjegjësinë që nevojitet nga vendi i punës (ndonëse nuk ndihet për përgjegjësinë penale, kur shkel ligjin dhe emëron njerëz pa shkollë, doganierë të shkarkuar, trafikantë të burgosur etj.,) por ama ka krijuar monopol me kunatin e vet, se nuk kanë njerëzit nja 3-4 oferta përveç kunatin e Klosit. Përfundimi: Turisti i 23-të u mbyt sot (dje) tek Uji i Ftohtë.