Malltezi: 5 arsyet e humbjes së PD-së në zgjedhje

557
Jamarbër Malltezi, një nga të deleguarit në degët e Partisë Demokratike, në një intervistë për “News24” shpjegoi disa nga arsyet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 qershorit. Malltezi pohoi se PD është angazhuar në një proces-analizë dhe konsultë të gjerë me gjithë strukturat e saj. Ai theksoi se situata në bazë është e vështirë, por e mira është se shumë demokratë po mblidhen dhe po thonë hapur shqetësimet e tyre. “Shumë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë thirrur për të bërë analizë në bazë. Kjo nuk ka të bëjë me marrëdhënien mes individëve, por shikimin e njeri-tjetrit në sy, se përballë kemi një kundërshtar që përdor krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet. Ne jemi në proces analizë, në çdo qendër votimi na del se kudo kemi pasur blerje votash, natyrisht nuk është faktori i vetëm që të jemi të sinqertë, është një nder pesë faktorët kryesor. Blerja e votës i bën zgjedhje alla shqiptarce….te blerja na dalin dy fenomene; partitë në pushtet kanë blerë me paratë e tyre votën. Por edhe fushata zgjedhore është përdorur si fushatë vjedhje votash. Qeveria ka shkuar deri aty, sa i ka thënë të varfërve: “Votoni për PS dhe s’do paguani faturë dritash për pesë muaj. Kjo është vjedhje shteti nga pushta shteti”, tha Malltezi. Ai u ndal gjerësisht tek 5 problemet që çuan në humbjen e zgjedhjeve nga PD. “Një nder pesë problemet kryesore të humbjes së zgjedhjeve: Fushata e PD nuk ishte aty ku duhet të ishte. Përballë një kundërshtari që nuk mbajti asnjë premtim fushata duhet të ishte shumë më shumë agresive. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, ai qeveris me krimin. Ne këto ia themi vetëm në konferenca për shtyp, gjë që nuk është e mjaftueshme”, tha Malltezi. Ai shtoi se ishte për protesta të përditshme dhe me kontakt të përditshëm me elektoratin. “Nuk është sekret, që pesë faktorët kryesorë që na kanë dalë deri më tani nga analiza janë: 

1- Blerje votash, qoftë me para të thatë dhe para shteti; 
2- Kërcënimi me vende pune; 
3- Emigracioni; 
4- Humbja e besimit ka dy nënkomponentë, lista e deputetëve dhe tjetra është çfarë do dilte nga marrëveshja PD dhe PS. (S’di ta them në përqindje, sesa ndikim dhe rëndësi ka pasur njëra apo tjetra. Më e rëndësishme ne na del blerja e votave. Në bazë nuk del lista e deputetëve, por humbja e besimit. A kanë humbur besimin se ata nuk panë figura që mund të kishin potencial të madh apo kanë humbur besimin, se marrëveshja i krijoi iluzionin e rremë të bashkëqeverisjes s’di ta them; 
5- Fushata nuk ishte e duhura, mungesat në fushatë ishin të patolerueshme. Të mos sulmosh kundërshtarin për premtime të pa mbajtura është diçka që lë për të dëshiruar”, nënvizoi Jamarbër Malltezi.
Sigal