‘Rama ik’! Edhe Mallakastra e pret me protesta kryeministrin

687
Sigal

Pas Librazhdit ditën e djeshme dhe Patosit sot, edhe Mallakastra e pret me protesta kryeministrin Edi Rama.

Nën thirrjet “Rama ik”, qytetarë të shumtë kërkojnë largimin e kryeministrit duke u shprehur të sigurtë se, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Protestuesit u mblodhën 300 metra larg vendit ku Rama mbajti fjalimin prezantues për kandidatin e PS-së për Bashkinë Patos.

Edhe në Ballsh, mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë, me thirrjet “Rama ik”

Raportohet se nuk pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi eskorta e kryeministrit Rama ndoqi një rrugë tjetër.