Maliqi: Rama iku dhe u kthye nga Gjermania si piktor. Me të s’ka negociata

182

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe takimi me Kancelaren Angela Merkel, është kthyer në temë diskutimi në vend, sepse në tetor do të shihet nëse Gjermania do të japë mbështetjen për Integrimin, ashtu siç e propagandon kreu i qeverisë.

Deputeti Lefter Maliqi, përmes një shkrimi në facebook, thotë se Rama iku dhe erdhi nga Gjermania si piktor. Ky qëndrim i Maliqit vjen pasi ishte vetë Kancelarja Merkel që zbuloi albumin me pikurat e Ramës, që e mori dhuratë nga kreu i qeverisë. Sipas tij, Rama shkoi për të çelur një ekspozitë në Gjermani dhe jo për negociatat.

”Thonë se edhe Kancelarja Merkel ka filluar të habitet “Nga kush, nga çfarë ia mbathin shqiptarët?” Rama iku si piktor në Gjermani dhe si piktor u kthye. Berisha: ”Rama shkon për ekspozitë jo për negociata, për zhgarravinat e veta jo për interesat e shqiptarëve. Meta: Ramës do ti jap më 18 tetor medaljen e urdhrit të ”Skënderbeut”’,- shkruan Maliqi.

Postimi i plotë

Kryeministri Piktor në jetë dhe qeverisje! Edhe më skeptiku ndaj artit të Ramës ka filluar të besojë te ky i fundit. Edhe ata që nuk janë marrë kurrë me art po ndiejnë çdo ditë e më shumë penelin e fortë të Kryeministrit! I cili së fundmi ka filluar të shtojë ngjyrat e forta të errëta në telajon mbarëkombëtare.

I gjithe vendi është kthyer në një ekspozitë kombëtare arti eksperimental që teston nervin e audiencës. Ata më të dobëtit zgjedhin të mos i shohin veprat e tij, por të largohen, larg, shumë larg prej këtu, sidomos në Gjermani.

Thonë se edhe Kancelarja Merkel ka filluar të habitet “Nga kush, nga çfarë ia mbathin shqiptarët???” Rama iku si piktor në Gjermani dhe si piktor u kthye. Berisha: Rama shkon për ekspozitë jo për negociata, për zhgarravinat e veta jo për interesat e shqiptarëve. Meta: Ramës do t’i japë më 18 tetor medaljen e urdhrit të ”Skenderbeut”.

Vizitën e ardhshme Ramën në Europë do e shohim jo vetëm si Piktor por dhe si Skenderbe, pra si kalorës të Rilindjes. Do zoti herën tjetër në Gjermani ose Bruksel nuk merr me vete perveç pikturave (zhgarravinave) dhe shpatën me të cilën ka prerë kokat e PS duke mbrojtur ato të Rilindjes.