Maliqi: Janari i 2020-s të jetë muaji i protestave mbarëpopullore

371
Sigal

Deputeti Lefter Maliqi: Janari të jetë muaji i protestave mbarëpopullore

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi tha se po shikon një shoë të qeverisë dhe një mungesë papërgjegjshmërie mbi situatën e post tërmetit. Deputeti Maliqi tha dje se kryeministri Rama ka vendosur në drejtim të kësaj situate një ministër bujqësie duke nxjerrë nga loja shefin e Emergjencave Civile dhe atë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Deputeti ndërkohë u bëri thirrje opozitës dhe qytetarëve që janar të jetë muaji i reagimit mbarëpopullor për zgjedhjen e një qeverie që do t’i shërbejë popullit. Lefter Maliqi: Shikoj një show të qeverisë, shikoj një mungesë papërgjegjshmërie. E keni parë drejtorin e Emergjencave Civile të drejtojë, është jashtë loje. E keni parë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të drejtojë, është jashtë loje. Kush është në krye? Është ministri Çuçi. Ky nuk është shtet serioz. Drejton ministri i Bujqësisë emergjencat civile sikur është përmbytur pulari, sikur janë përmbytur sera. Ndërkohë që ministrat dhe ish-ministrat e suksesshëm rrinë në hije, ashtu si shefi i shtabit apo i emergjencave civile. Çon dhe një zv/ ministër që nuk ka asnjë kompetencë, asnjë përvojë vetëm për propagandë qeverisëse. Kemi një ide tepër të madhe që populli shqiptar ka përballë një qeveri aktrimi të lidhur kokë e këmbë me oligarkë dhe nuk po i shërben fare shtresës së është 90% qofshin këta socialistë të ndershëm të zhgënjyer, qofshin këta demokratë dhe opozitarë që duhet të marrin nisma më të mëdhaja duke filluar nga muaji janar për të mos i lënë më abuzimet. Jemi përballë një papërgjegjshmëri dhe i bëj thirrje qytetarëve dhe opozitës që ky muaj është pothuajse  zie për viktimat, muajin janar duhet të jetë muaji i reagimit mbarëpopullor se ndryshe njerëzit do të duhet të zgjedhin ose qeverinë e aktrimit ose një qeverisje të ardhshme që do tu shërbejë qytetarëve, zhvillimit dhe të luftojë këta oligarkë, këtë krim ekonomik dhe këtë babëzi të kësaj qeverie.