Mali i Zi refuzon prerazi “mini Shengenin”, ministrja “ironizon” Ramën dhe Vuçiç

480
Sigal

Ministrja e ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliç tha të hënën se bashkimi i nismës “mini Schengen” për shtetet e Ballkanit të propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ishte një humbje energjie sepse vendi i saj tashmë “hapi kufijtë e saj” dhe hoqi barrierat tregtare për fqinjët e saj. Ajo tha se Mali i Zi është një anëtar i CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve të mallrave. “Unë i kuptoj nismëtarët. Këto janë vendet që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që kemi bërë prej kohësh”, tha Sekuliç. Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një mesazh në Facebook se “rruga e vendit drejt anëtarësimit në BE dhe NATO nuk mund të zëvendësohet nga asnjë iniciativë rajonale”. Ai gjithashtu tha se iniciativa “nuk ka kuptim për sa kohë që Serbia dhe Bosnja nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.