Majlinda Keta: Mercenarët e së Majtës kanë zaptuar zyrat e qeverisjes së Rilindjes

553
Majlinda Keta lektore e Filozofisë te UT, një nga aktivistet e së Majtës, në intervistën për gazetën “Telegraf”, shkakun e humbjes së votave të PS, edhe pse ASHE fitoi në 21 qershor, e shpjegon te morali I aleancën zgjedhore, sepse elektorati e kuptoi që ishte luftë për lloka torte, e jo bashkëangazhim për një qeverisje më të mirë. Zonja Keta, duke bërë fjalë për mercenarët e së Majtës, që kanë zaptuar zyrat e qeverisjes së Rilindjes, shpreh bindjen, që sot, të mos votohet p/ligji për reformën e Arsimit të Lartë, sepse e Majta duhet të pozicionohet në koncept dhe reforma drejt Mirëqënies së shqiptarëve. 
-Zonja Keta si e vlerësoni fitoren e PS në 21 qershor kur ndërkohë PS humbi 15 % elektorat ose 311.131 vota me pak nga 2013?
– Në se i referohemi niveleve kritike të pjesëmarrjes në votimet e fundit, humbja prej 15% duhet konsideruar. Por duhet marrë parasysh edhe ndikimi i faktorëve të tillë, si efekti i reformave që i kishte të detyrueshme Rama pas qeverisjes së djathtë me një buxhet në gropë, me nivel të lartë të borxhit, me një shkallë informaliteti në energji, ndërtime, tatime etj. Megjithatëi perceptimi im më detyron të shprehem se duhet të ishin më të kujdeshëm në “ndjesi” ekzekutuese dhe në balancë barazie përkundrejt të njëjtit “mëkat”. Nuk harroj edhe ndikimin që ka cilësia dhe morali i aleancave që shfaqet pas fitores dhe ku elektorati kupton se qenka luftë për lloka torte, jo për bashkëanagzhim për një qeverisje me më të mirët dhe më të sukseshmit. Shqipëria në progresin e saj sfidën e ka me shpejtësinë dhe cilësinë e të bërit reforma, pasi reformat më së shumti na diktohet nga mentorët euro atlantikë. Pak vend për kreativitet kanë vend vetë shqiptarët. Shpejtësia nuk arrihet me rrishtarë klani, as me përfaqësues nga “100 lule e 100 shkolla” rreshtuar numerikisht, jo cilësisht në aleancë parazgjedhore.
– Besoni se ka konkurencë midis PS dhe LSI dhe sa të besueshme janë hipotezat që PS në disa bashki nuk kontriboi që të fitonte kandidati i LSI për kryebashkiak?
– Këto skenarët nuk i besoj, pasi LSI është lojtare organizative më e përsosur se PS. Të dy palët duhet ta kërkojnë shkakun tek shkalla e moralitetit politik që , servirin njëri tjetrit, edhe në emra personalë për kandidim.
– A reflektoi me votë elektorati i Majtë ndaj qeverisjes së Rilindjes derisa i votbesoi më shumë partive të koalicionit sesa PS?
– Patjetër që për shtresat që kap elektorati i Majtë bashkëngjitet me reflektim, por për mua personalisht elektorati i Majtë po kalon krizën e besimit dhe moralit të së majtës. Reflektimi ishte shumë i zbehtë dhe aspak në respekt të mentorëve euro atlantikë për pasojat që vijnë nga vota e shitur, e kompromentuar, e blerë apo e korruptuar. Mendësitë për të Majtën, qeverisja majtas, besimi tek e Majta në kohë krize për shqiptarët që besojnë majtas nuk janë në drejtimin e duhur.
– Shikoni që mesazhi i elektoratit të jetë kuptuar drejt nga PS për reflektimin e qeverisjes?
– Jam e bindur që 2 vite para zgjedhjeve qendrore përballë perceptimit të publikut për cilësinë qeverisëse, në një analize të rezultateve të zgjedhjeve lokale 2015, por edhe të mënyrës se si po shkon menaxhimi i krizës greke dhe leksionet nga ajo do ta detyrojnë Kryeministrin të bëjë ndryshimet e duhura. Rrjetet sociale, media kurajoze, intelektualë dhe qytetarë kurajozë, të majtë ekspertë fushash zhvillimi, figura të politikës botërore dashamirësës të shqiptarëve janë në aksion për t’i treguar qeverisë drejtimin e duhur prej nga ku duhet të orientohet vjeshta 2015. Këto nuk duhet të amaortizohen nga deliri qeverisës maxhoritar numerik apo nga “pushteti okult”. Mua më vjen mirë që për disa reforma vetë PS shprehet me debat mes vetes politike. Uroj që këto “ndeshje” të mos i fitojnë mercenarët e së Majtës, delirantët e pushtetit, mediokritë autokratë, sultlanët e madhërishëm në zyrat e një qeverisje të Majtë. Jetojmë në një vend ku skaneri i ditës del para shtypjes së butonit për skanim. Uroj që lufta me këto të fundit të fillojë me mosvotimin e e projekt ligjit të Arsimit të Lartë.
– A jemi në rrugën e duhur qoftë të procesit të integrimit, por edhe atë të pritshmërisë për ndryshime për një mirëqënie më të mirë?
– Nuk po flas në emër të idealizmit dhe ndjesisë time të majtë se me të jemi larg, por më lejo të përsëris vlerësimet e fundit të mentorëve tanë euroatlantikë që masin e monitorojnë cilësitë tona në process . Martin Schulz, Presidenti Parlamentit Europian në Parlamentin shqiptar u shpreh “I bëj thirrje klasës politike të veprojë në përputhje me dialogun politik, reformën për gjyqsorin, administratën publike, institucionet e pavarura që janë çelësi i një të ardhme të drejtë”. Maxhoranxa e Majtë është përgjegjësja kryesore jo vetëm e votive të shqiptarëve që votuan për të në 2013, por edhe për këto pikë kritike ende të pakuruara sa dhe si duhet në 2 vite qeverisëse. 2 vite nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për të ndrruar një perceptim publik dhe institucional të cilësisë së gatishmërisë dhe implementimit të reformave për shqiptarët në mirëqënie. U zbuluan dhe u goditën pensione fiktive dhe ndihma sociale të pamerituara, por nuk u ngrit, për më tepër thonë, është ulur në 13 mijë lekë të vjetra pensioni 100 euro i shqiptarëve në mirëqënie. U goditën 16 qoska universitare private, por nuk u nderua dhe u respektua asnjë nga privatët dinjitozë e konkurentë për më tepër u etiketua edhe universiteti publik, identitet 60 vjeçar në të mirën dhe të keqen e këtij vendi, aset kombëtar, nën markën “piramidë”, duke dhënë haptas drejtimin e financës publike qe 2 vite ushqeu piramidën !!!!!! U goditën aferat korruptive në shëndetësi, me politika ilaçesh dhe rimbursimesh, por nuk shpjegoi kush politikisht se pse këto cilësi korruptive u katapultuan në drejtimin e së Majtës në shëndetësi dhe për më tepër u ushqyen me skema inteligjente privatët “politikë”, kjo në emër të mirëqënies mendore të shqiptarëve, deri në vdekje. E Majta duhet të pozicionohet drejt në koncept e reforma ndaj MIRËQËNIES së shqiptarëve të shekullit të 21”. Pozicionimi do vizionarë, kurajozë, të besuar publikisht jo delirantë pushteti, mediokra politikë, pazarxhinj aleancash numerike po aq sa bejlerë institucionesh që ja kalojne edhe “haremeve” me administrimin që i bëjnë zyrave të shtetit. 

Rama të marrë kurajon dhe kohën që të shkojë me këmbët e tij kudo ku shkon qindarka e financave publike. Kudo ku shkon qindarka e donatorëve dhe kreditorëve ndërkomvbëtarë, kudo ku shkon pritshmëria e shqiptarëve në tokën e vet, që edhe pas 25 vitesh Amerikë quajnë të ardhurin në Tiranën xhungël sociale dhe ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm aty ku mund të organizohet takimi me sa më shumë elektorat të majtë nga deputeti i listës së Kryetarit. Shqipëri është edhe aty ku votohet djathtas për bashkiak e deputet, aty ku humbe 15 mijë vota të PS. Ato vota duhen rimbursuar me moral, kurajo dhe angazhim. 
Sigal