Majlinda Keta: I takon Metës të qeverisë

1088
Majlinda Keta, lektore e Filozofisë në UT
Për mua, shumë prej atyre që konceptohen prej Ramës si Reforma janë antireforma, aspak të Majta, me kapacitete humane nga më të diskutuarit, antietike në shumë mekanizma konceptues e strukturor, në anemi të plotë në aftësi dhe moral ndaj fushës ku realizoheshin. Në momentin kur i ke vjedhur moralin reformës, i ke shprehur mirëseardhjen korrupsionit dhe kriminalizimit të jetës së vendit
I takon Metës që të qeverisë Majtas për të progresuar gjithë shqiptarët
Psikoza e sëmurë (e kryeministrit Rama) për pushtet, vrau shtetin
Pranimi i Qeverisë Teknike, si zgjidhje e krize politike, do rriste besimin publik tek politika shqiptare
Jakup B. GJOÇA
Majlinda Keta, lektore e Filozofisë në UT, një personalitet i së Majtës, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke analizuar dallimet filozofike politike midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Parlamentit, Meta, thotë: “Rama shquhet për një frymë autokratike dhe me mangësi të theksuara të përmbajtjes dhe moralit të komunikimit ndërinstitucional. Meta, në krye të Parlamentit, shquhet për një shqetësim për gjithëpërfshirje dhe aftësi për të bërë kompromis mes palëve. Gjithashtu, në vazhdimësi të kësaj analize, zonja Keta pohon se pranimi (nga kryeministri Rama) i krijimit të një qeverie Teknike, do të rriste besimin e shqiptarëve te Politika. Zonja Keta, duke skanuar filozofinë dhe veprimet e Edi Ramës në 4 vjeçarin e qeverisjes së Rilindjes, analizon se Psikoza e sëmurë (e kryeministrit Rama) për Pushtet, ka vrarë shtetin, ngaqë reformat e kryeministrit Rama, në fakt, janë antireforma, aspak të Majta. Zonja Keta, thotë se zëvendësimi i 4 ministrave socialistë nga Kryeministri Rama, ndërkohë që i mburr, kjo do të thotë kapitullim i tij si kryeministër dhe kryetar i PS-së. Gjithashtu, zonja Keta thotë se “Patjetër që Rama, si kryetari i PS mban përgjegjësi politike për deputetët dhe kryebashkiakët socialistë me rekorde kriminale”. 
-Zonja Keta, 4 ndryshimet qeveritare të kryeministrit Rama, me ministrat socialistë, a ishin ndryshimet që duheshin apo kanë të tjera qëllime politike? 
– Ndryshimi i 4 ministrave është vetëm një instrument i gabuar politik i Ramës, që nuk i shërben askujt, as atij vetë. Në momentin që Rama pranoi të largonte Ministrin e Rendit, apo të tjerët, që në ikje i lavdëronte për punën e kryer, ai ka pranuar kapitullimin e tij si kryeministër dhe kryetar i Partisë me maxhorancë përfaqësimi në Parlament. Zgjidhja më elegante e tij do të kishte qenë pranimi i Qeverisë Teknike, si çelës për zgjidhjen e krizës me opozitën, si mundësi e fuqizimit të shpjegimit në bazën rilindëse mbi shkaqet dhe epërsitë e një lëvizje të tillë, sikundër edhe një mundësi për ruajtjen e moralit qeverisës për koalicionin e majtë. Ritheksoj, ndryshuan 4 ministra të Rilindjes dhe asnjë i LIS-së, pra në një farë mënyre, publikisht Ramë mori përsipër që dështimet e kësaj qeverie lidhen me standardet kritike të përfaqësuesve rilinda. Një Kryeministër, që pranon heqjen e Ministrit të Brendshëm, është një Kryeministër i kapitulluar, është një Kryetar Politik i skaduar. Sigurisht, ai, por jo vetëm ai, e di shkakun e vërtetë të kësaj lëvizje “shah mat”. Këto ndryshime, votimi i së enjtes në Parlament, diskursi Blushi/ Ramë &Co gjatë kësaj seance, janë prologu i Rilindjes. 
– Çfarë e pengoi Maxhorancën e Majtë, që ka qysh nga fillimi 84 vota, që të konkretizonte reformat e mëdha të integrimit, siç janë reforma në drejtësi, Vettingu, lufta kundër korrupsionit? –
– Së pari, asnjëherë Maxhoranca nuk funksionojë si e tillë, në cilësi të mirëqeverisjes, në moral qeverisës, në perceptim publik dhe atë ndërkombëtar. Për këtë, fajin e ka maxhoranca e maxhorancës. Nuk ka asnjë shpjegim, interpretim apo justifikim tjetër mbi peshën e fajit, që duhet të mbajë Kryetari i Qeverisë dhe Kryetari i Rilindjes për “bashkëqeverisjen”, ndërsa urdhëron vota në bllok e me skërmitje politike. Përtej çdo justifikimi, Ai ka dashur dhe e ka kthyer në realitet këtë paaftësi për të mirëqeverisur dhe vullnetin për të finalizuar çdo lloj reforme, të supozuar, apo deklaruar. Për mua, shumë prej atyre që konceptohen prej Ramës si Reforma janë antireforma, aspak të majta, me kapacitete humane nga më të diskutuarit, antietike në shumë mekanizma konceptues e strukturor, në anemi të plotë në aftësi dhe moral ndaj fushës ku realizoheshin. Në momentin kur i ke vjedhur moralin reformës, i ke shprehur mirëseardhjen korrupsionit dhe kriminalizimit të jetës së vendit. 
Së dyti, shkak që e kam trajtuar dhe më parë, Maxhoranca e Majtë, nuk arriti të maksimizojë fuqinë qeverisëse, përmes përfshirjes së kapaciteteve intelektuale, profesioniste, me zë e ndikim publik si të majtë. Përkundrazi, asfiksojë vetveten, ose pëlqeu që ta :mbysë” veten, në rrjetën e “korrupsionit” organizativ. Kështu, pushteti u besua vetëm tek beniaminët e Kryetarit Politik duke asfiksuar debatin dhe mendimin kritik mbi konceptimin dhe zbatimin e reformave. Kjo skemë politike, tipike autokratike organizative, zbriti edhe në organizimin e ekzekutivit duke vrarë moralin dhe empathinë reformatore në vend.
Së treti, Kryeministri, në 4 vite, zgjodhi mekanizmin më regresiv në historinë e 25 viteve në tranzicion. Ndërsa deklaronte reformat sektoriale që pretendonte, ai fyente e përdhoste të gjithë profesionistët dhe mbështetësit sektorialë ndërsa I etiketonte të mbuluar nga paaftësia dhe korrupsioni. Ndërkaq të gjithë të emëruarit e tij në këto sektorë kanë përfunduar në skandale apo zvarranikë institucionalë duke “vrarë” vetë Kryeministrin. Kështu, reformës territoriale i bashkëngjiti elemente me rekorde kriminale, reformës parlamentare i bashkëngjiti deputetë me rekorde kriminale, reformës në shëndetësi e arsim i bashkëngjiti protagonistët e konfliktit të interesit nga Grupet e Reformës deri tek krijimi i institucioneve hibride ku rrjeti nepotik kaploi çdo qelizë. Me dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, ai në fillesë ishte i “vdekur” pasi nuk mund dekriminalizojë jetën në vend, as edhe të dhurojë drejtësi përmes vendimmarrjeve që vjen nga vota e individëve apo grupeve politike, me hesape me vetë sistemin e drejtësisë.
Së katërti, të huajt, në të shumtit e tyre, me statura të ndryshme, nga ambasadorë deri tek ekspertizë e reformave, nuk I shpëtuan rrjetës autokratike apo edhe konfliktit të interesit ndërsa pretendojnë se po mentojnë reformat tona. Ky është një shkak tjetër që Shqipëria nuk po reformohet demokratikisht dhe Ballkani po lëngon nga cilësia e demokracisë dhe cilësia e shtetit të së drejtës.
-A e përdor kryeministri Ramë Vettingun, si mundësi për kapjen dhe kontrollin e Gjyqësorit, siç e akuzon Opozita? 
– Nuk mund të përgjigjemi për diçka të pakryer ende. Fryma autokratike e Ramës tashmë njihet, në ide, institucionalizëm dhe komunikim me vartës, por të pranuarit e kësaj që ju pyesni do të thotë që apriori më duhet të pranoj se paska rënë shteti në Shqipëri. Përtej një Kryeministri, apo shefi maxhorance politike, shteti ka edhe pushtete të pavarura prej tij, të cilat nuk do të duhet të lejonin “kapjen” e kolegut të tyre. Një e tillë është edhe opozita dhe opozitarizmi intelektual në Shqipëri. Nëse vetë opozita do të dëshirojë ta lejojë këtë kapje, kjo edhe mund të përshpejtohet. Ndërkohë, unë besoj se brenda vetë koalicionit qeverisës ka ZËRA POLITIKE dhe INTELEKTUALË, që nuk do ta lejojnë këtë Ramakraci mbi gjyqësor. Drejtësia nuk është Kongresi i Rilindësve as edhe Kryesia e Rilindjes. 
– Në dhjetor BE, duke argumentuar mos hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërisë, rishtroi si kushte edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për kë bien këto kambana?
– Kambanat bien për votuesin shqiptar në këtë qershor. Për askënd tjetër. Ne problemin e kemi mes vedit dhe me veten.
– Protesta e Opozitën, nëse vazhdon, a mund të destabilizojë Shqipërinë?
– Çadra përdoret vetëm në shi, janë shumë pak ato dhe ata, që në Shqipëri e përdorin edhe për t’u mbrojtur nga dielli politik. 
– Ju mendoni, se kryeministri Ramë, mund të zhvillojë zgjedhje parlamentare në 18 qershor 2017, edhe pa opozitën? 
– Përtej komunikimit nervoz dhe joetik politik të Ramës, ju duhet ta pranoni se vetë ai nuk mund të pëlqejë të kthejë kohët, së cilave ai i kontribuoi në mënyrën e tij që t’i vinte fundi. Përtej njishave të politikës shqiptare, a thua të kenë vdekur shqiptarët me përgjegjësi ndaj shtetit dhe demokracisë për jetën e fëmijëve të tyre???? Ne vërtet po nga shkurton jetën si komb emigrimi lumë i të rinjve tanë, po na e shkurton jetën edhe kanceri si sëmundje që lulëzon në shoqëri të stresuara, të traumatizuara, të kequshqyera, po aq sa të “koncensionuara” në shëndetësinë, që të sheh nga xhepi, por nuk besoj se jemi kthyer në një karantinë të psikopatisë politike, ku të vritemi mes njëri tjetrit, duke lënë luanët e karrigeve të pushtetit në mbretërinë ë tyre !!! 
– Zonja Keta, ju si e perceptoni qëndrimin e (disa) zyrtarëve më të lartë të qeverisë, që demonstrojnë vilat e tyre, ndërkohë që në deklarimet e pasurive personale nuk mund të justifikojnë burimet e parave? 
– Çdokush në shtetin e së drejtës dhe të ekonomisë së tregut mban përgjegjësi për çfarë demonstron e deklaron. Problem për qytetarin është funksionimi i institucioneve të drejtësisë, që sigurojnë drejtësinë sociale në vend. Në mos sot, nesër ky shtet do të bëhet. Unë çmoj vullnetmirët e tij, që i takoj çdo ditë dhe kontribuoj, që ato të bëhen një masë kritike për të ndryshuar ca rrjedha të demokracisë në këtë vend. Të tilla ka, mbi të gjitha ka në auditore universitare. 
– Ju mendoni që Edi Ramë si kryetar i PS ka përgjegjësinë politike për ata deputetë dhe kryebashkiakë socialistë, të cilëve u është hequr mandati nga Ligji i Dekriminalizimit? 
– Patjetër që mban, bile unë kam theksuar që pas rasteve të tilla ai e kishte të mirëkuptuar dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Kryetar i Rilindjes. Kështu do të kishte më shumë moral forca politike që ai pretendon se drejton dhe më shumë besueshmëri vetë ai si një lider politik. Ramë vuan nga mungesa e aftësisë për të dëgjuar aktivisht, ndërsa ministra t e tij janë albinë, dallojnë dhe ndjekin verbërisht “të bardhën” e Ramës, pa menduar se jeta është e gjatë dhe me ngjyra. Më vjen keq që shumë prej tyre nuk do kenë memorie morale për nipa e mbesa, për t’i treguar se sa duhet vlerësuar vetja dhe morali i vetes. 
– A mund të pretendohet nga aktorët e sotëm politikë, bërja e katharsisit të Politikës nga kriminalizimi, pa u marrë konkretisht kjo përgjegjësi politike?
– Pranimi i Qeverisë Teknike si zgjidhje e kësaj krize politike në vend do të ishte një gjest politik që do rriste besimin publik tek politika shqiptare, tek maxhoranca dhe opozita. Sot, përtej Ramës, Metës e Bashës, të rinjtë po humbin besimin tek demokracia pikërisht se shpresat e tyre i ka vrarë kjo politika e krimit dhe kriminalizimi i politikës. Kjo e fundit, është shumë më fatale se karrigia e Kryeministrit të radhës apo të atij në pritje.
– Me emërimin e 4 ministrave të rinj, Kryeministri Ramë dëftoi edhe një herë, që socialistët janë të papërfaqësuar në qeverinë e Rilindjes. Mendoni, se Libra e Blushit, është shpresa politike për socialistët e zhgënjyer? 
– Socialistët nëse mendojnë dhe besojnë se Rilindja është përfaqësuesja e tyre nuk duhet të kenë dilema të tilla. Nëse mendojnë të kundërtën, për 3 muaj kanë alternativë të konsiderojnë veten. Unë do vlerësoj votën për individët që do na paraqesin partitë në listat e tyre. Sikurse, nëse do ndjehem e kërcënuar nga po këto cilësi listash, si ky 4 vjeçari i fundit, nuk do ta dhunoj votën time. Është e vetmja e drejtë, e vetmja fuqi e mbetur tek unë si qytetare, me të cilën do të mund të kontribuoj për demokracinë, për arsimin dhe shëndetësinë për mbesat e mija, për universitetet larg politikës dhe krimit, për rrugët e sigurta dhe mjedisin e pranueshëm për të jetuar këtu, për lirinë e progresit për të gjithë bazuar në meritë e moral publik. Lum kush di të qaset me lirinë e tij dhe e mirëpërdor atë, nga familja deri tek kutia e votimit. Shqipërinë nuk do ta bëjnë skllevërit e Kryetarëve politikë dhe karrigeve të pushtetit personal. 
– Mendoni se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 janë të rrezikuara nga krimi?
– Mjedisi paraelektoral i ngjan një mjedisi nën avuj hashashi. Makbethi dhe Ledi Makbeth janë në aktrim e sipër. Uroj që këto avuj të jenë larguar para 14 prillit kur fillojnë procedurat për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Aty mund të fillojë një pikë kthese. Uroj që kandidatët minimalisht të kenë provuar të kenë pasur një herë të vetme një mendim ndryshe nga Kryetarët e Partive nga ku do marrin mbështetje. Na nevojitet një kandidaturë që të dijë se DUHET të përdorë lirine, edhe ndërsa militon politikisht, se liria e të menduarit dhe shprehjes garanton demokracinë bazuar në ndarjen e pushteteve.
– Faleminderit!
1
I takon Metës që të qeverisë Majtas për të progresuar gjithë shqiptarët 
-Ku ndahen (përgjegjësitë) Edi Ramë me Ilir Metën, në qeverisjen e kësaj së Majte?
– Kur koalicioni nuk perceptohet si bashkëqeverisje, por si pushtet numrash, sigurisht përgjegjësia i mbetet numrit më të madh. Nëse kishte një shans e Majta, që të bindte shqiptarët se demokracia është mirëqeverisje, bazuar me konkurrencë standardesh qeverisëse, atë tashmë e ka humbur. Vijon ta humbë shansin edhe me deklarata vetëvrasëse, ndërsa injorantë politikë të së Majtës shprehen se Rilindja mund të fitojë edhe pa koalicionin me LIS. Koalicioni duhet të vijojë në emër të një të Majte, që katërvjeçarin tjetër duhet të dëshmojë se vendi mund të progresojë, edhe pa kriminalizimin e politikës, pa hashashzhvillimin apo arsimin apo mjekësinë alla djathtas. Stafeta e dytë të kalojë me ambicie për të bërë shtet, pa përplasje dhe denigrim institucionesh mes njeri tjetrit, pa diskurs publik rrënues e antimotivues, me respekt e vlerësim për çdo shqiptar, po aq sa, me kreditë ndërkombëtare te përfaqësuesit, të mos kujtojmë Shqipërinë e Hashashit, miopisë diplomatike dhe mospërgjegjësisë për figurën morale personale, apo atë me emër të institucionit. Mjaft me lobe oborri financiar dhe yesmen-ësh të Kryetarëve. Ramë tashmë është i skanuar, në aftësitë e tij për të qeverisur përtej të Majtës për të Djathtën. Radha i takon Metës që të qeverisë Majtas për të progresuar gjithë shqiptarët. Ta fillojë me reformat e antirrënimit të arsimit dhe shëndetësisë, polarizimit të tejskajshëm në mirëqenien e jetesës dhe atë mendore të shqiptarëve.
2
Ja ku dallon filozofia politike e Armës dhe e Metës
– Derisa kemi në bashkqëverisjen e së Majtës, dy parti të deklaruara të Majta, a kemi të njëjtën filozofi qeverisëse?
– Ka një diferencë të madhe mes filozofisë qeverisëse dhe asaj të bërjes së shtetit mes 2 koalicionistëve. Ramë shquhet për një frymë autokratike dhe me mangësi të theksuara të përmbajtjes dhe moralit të komunikimit ndërinstitucional. Meta, në krye të Parlamentit, shquhet për një shqetësim për gjithëpërfshirje dhe aftësi për të bërë kompromis mes palëve. Ekzistenca e këtyre 2 vektorëve në drejtime të kundërta, nga 2 institucionet kryesore, kryeministria dhe Parlamenti, për reformat e pretenduara, ka dhënë pasojat e veta në shtimin e peshës e negativiteteve, me të cilat po mbyllen 4 vitet e bashkëqeverisjes së tyre. Hashashizimi i vendit dhe i mënyrës së “zhvillimit” të ekonomisë janë tregues që do asfiksojnë çdo lloj rekordi pozitiv që edhe është realizuar në 4 vite. Psikoza e sëmurë për pushtet vrau shtetin. Tashmë, në “portokallinë publike” janë pasuruar sekuencat, ku ministrat e Rilindjes nuk përfillin as për t’i ulur në tryezën e kabineteve ministrore zëvendësat e LIS, pasi maxhoranca e maxhorancës pëlqeu të ushtrojë forcën e të fortit, nga “mbledhësi” i votave në bazë, deri tek i forti lokal, që e luan ministrin si kukull për interes të tij dhe grupeve të interesit. Koalicioni nuk arriti të ndajë pushtet për të bërë shtet.
1
Pranimi i Qeverisë Teknike si zgjidhje e kësaj krize politike në vend do të ishte një gjest politik që do rriste besimin publik tek politika shqiptare, tek maxhoranca dhe opozita. Sot, përtej Armës, Metës e Bashës, të rinjtë po humbin besimin tek demokracia pikërisht se shpresat e tyre i ka vrarë kjo politika e krimit dhe kriminalizimi i politikës. Kjo e fundit, është shumë më fatale se karrigia e Kryeministrit të radhës, apo të atij në pritje
2
Ndryshimi i 4 ministrave është vetëm një instrument i gabuar politik i Armës, që nuk i shërben askujt, as atij vetë. Në momentin që Ramë pranoi të largonte Ministrin e Rendit, apo të tjerët, që në ikje i lavdëronte për punën e kryer, ai ka pranuar kapitullimin e tij si kryeministër dhe kryetar i Partisë me maxhorancë përfaqësimi në Parlament
3
Asnjëherë Maxhoranca nuk funksionojë si maxhorancë që ka votën cilësore në Parlament, në cilësi të mirëqeverisjes, në moral qeverisës, në perceptim publik dhe atë ndërkombëtar
4
– Patjetër që Ramë, si kryetari i PS mban përgjegjësi politike për deputetët dhe kryebashkiakët socialistë me rekorde kriminale, bile unë kam theksuar që pas rasteve të tilla ai e kishte të mirëkuptuar dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Kryetar i Rilindjes. Kështu do të kishte më shumë moral forca politike që ai pretendon se drejton dhe më shumë besueshmëri vetë ai si një lider politik
5
Ramë vuan nga mungesa e aftësisë për të dëgjuar aktivisht, ndërsa ministra t e tij janë albinë, dallojnë dhe ndjekin verbërisht “të bardhën” e Armës, pa menduar se jeta është e gjatë dhe me ngjyra. Më vjen keq që shumë prej tyre nuk do kenë memorie morale për nipa e mbesa, për t’i treguar se sa duhet vlerësuar vetja dhe morali i vetes
Sigal