INTERVISTA/Majlinda Bregu, ministre e Integrimit në “Prizëm” në AS
A.Furxhi: Komisioneri Fule para dy ditësh përmes një deklarate të posaçme u shpreh kundër referendumit për tre çështjet që nuk jep konsensus opozita si e priti qeveria?
M.Bregu: Në këtë rrugëtim të vështirë kemi patur mbështetjen vendeve anëtare, kemi patur mbështetjen e Komisionit Europian. Fatkeqësisht ka ndodhur që me gjithë mbështetjen e vendeve anëtare, të Komisionit Europian, për një proces, të cilin Shqipëria e ka marrë tërësisht si një proces të bazuar në meritë, nuk ka ndodhur kurrë, unë nuk e kam bërë personalisht nuk e kanë bërë sigurisht as kolegët e mi dhe është një qasje që kryeministri Berisha e ka përcjell me shumë maturi ne nuk lutemi për atë ç’ka nuk e meritojmë.
A.Furxhi; Si e pritët deklaratën e Fules?
M.Bregu: Dëmtuesit kryesorë në këtë proces jemi prapë ne shqiptarët dhe pas tre vjetësh të një bllokimi për çështje sikurse komisioneri Fule vetë e ka thënë edhe këtë radhë,
ku interesat partiake kanë mbivendosur interesin kombëtar, pra interesi partiak në këtë rast i opozitës me çështje të shpikura si ajo e Qarkut të Fierit, për të vilat nuk besoj se keni dëgjuar më që kur u vendos pas Këshillit të dhjetorit që nëse nuk plotësoheshin tre kushtet Shqipëria nuk mund të merrte statusin e vendit kandidat, është harruar Qarku i Fierit në diskutimin politik të opozitës. Pas këtij bllokimi të gjatë prej tre vitesh ne sot për të mos lënë vendin peng të papërgjegjshmërisë së opozitës që ka bllokuar jo njëherë jo herë as dy herë, por tre herë këtë proces, diku me bojkot Parlamenti, diku me dhunën, diku me marrëdhënie të kushtëzuara dhe me mosvotim ligjesh, kemi vendosur të shkojmë drejt referendumit. Për referendumi nuk është çështje kokëfortësia për ne është për të pasur një zgjidhje alternative, për t’i hequr mundësinë opozitës për ta bllokuar gjithmonë këtë proces. Por ky referendum e keni dëgjuar edhe nga kryeministri, në rast se opozita ndërron mendje dhe kthehet në votimin e tre çështjeve, të cilat e mbajnë tashmë peng vendin dhe nuk e lejojnë të procedoj më tej në ngjitjen e shkallares për anëtarësim në BE, ne jemi gati të tërhiqemi nga referendumi.
A.Furxhi: Në rast se ajo nuk tërhiqet do të vazhdoni?
M.Bregu: Në rast se opozita nuk tërhiqet në bazë të gjitha parashikimeve ligjore ne votojmë për t’i hapur rrugë të gjithë procedurave për të realizuar një referendum siç thotë ligji, jo 6 muaj para zgjedhjeve dhe jo tre muaj pas zgjedhjeve.
A.Furxhi: Ndruhet qeveria se hyn në një lloj krize në marrëdhëniet me BE-në duke qenë se, Komisineri Fule është një zë i drejtpërdrejt?
M.Bregu: Komisioneri Fule është zë kryesor. Është pikërisht ai bashkë me Drejtorinë e Zgjerimit që njeh dhe ka identifikuar situatën dhe problematikën e Shqipërisë më mirë sesa vendet anëtare. Është po ai që ka bërë thirrje herë pas here për një proces gjithëpërfshirës për votimin e ligjeve me konsensus dhe për të mos penguar vazhdimin e kësaj rruge.
A.Furxhi: Ai thotë që vendimi i qeverisë është në kundërshtim me procesin e gjithëpërfshirjes?
M.Bregu: Është prapë komisioneri që ka përsëritur herë pas here që duke qenë kaq afër është shumë keq që sërish Shqipëria humbet shansin e marrjes së statusit të vendit kandidat. Unë besoj se, politika shqiptare kemi një përgjegjësi shumë të madhe secili nga ne në jetën e përditshme, shumë gishta mund të drejtohen tek politikanët, shumë batuta mund të thuhen për politikanët, ne jemi njerëz që jemi votuar në këtë vend dhe ne kemi përgjegjësinë për të ndjekur interesin madhor të shqiptarëve. Nuk ka shqiptar sot që të jetë kundër anëtarësimit në BE, më shumë gjithëpërfshirës se vota e shqiptarëve mua nuk më duket se është gjithëpërfshirës vota e parlamentarëve
A.Furxhi: Edhe pse komisioneri thotë kjo nuk është mënyra si ndërtohet konsensusi?
M.Bregu: E përsëris, edhe njëherë, kjo nuk është tekë e qeverisë, nëse opozita vendos të votojë ne tërhiqemi nga referendumi.
A.Furxhi: Çfarë sigurie keni se KE do të jetë i kënaqur me rezultatin e referendumit, supozojmë se ai zhvillohet?
M.Bregu: Ky nuk është proces i një marrëdhënie të themi kthim –përgjigje; marr-jap dhe batuta të menjëhershme as me KE dhe as me vendet anëtare. ne kemi detyrimin për të plotësuar interesat e qytetarëve shqiptarë për anëtarësim në BE, KE dhe vendet anëtare monitorojnë këtë proces që ai të bëhet sipas detyrimeve të përcaktuara pa shkelur interesin jetik të qytetarëve pa shkelur, konventat ndërkombëtare, pa shkelur të drejtat e njeriut pa shkelur pikërisht mbi ato parime që funksionin sot Europa. Unë nuk di që referendumi të quhet i jashtëligjshëm në ndonjë vemd europian apo dhe më tutje. Referendumi është jo vetëm një e drejtë kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, por është një element demokratik që ndodh në të gjithë botën.