Majlinda Bregu: Svoboda s’na imponon dot respektin e miqësinë e tij personale për dyshen Rama -Meta

38

“Pritëm në selinë e PD-së Presidentin e grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, zotin Hannes Svoboda, i cili shoqërohej nga zv.presidenti i Grupit Social Demokrat z. Libor Roucek. I kam takuar e kam biseduar me zotërinjtë disa herë si ministre e Integrimit, e bindur se pavarësisht se, zoti Svoboda është një mik “fanatik” i  z.Rama, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, ka nevojë për miq, mjafton që ata të jenë të sinqertë me Shqipërinë e shqiptarët”- është shprehur ish-ministrja e Integrimit në rrjetin social “Facebook”, lidhur me takimin e zhvilluar. Ajo thekson se, Svoboda nuk mund t’u imponojë dot respektin për dyshen Rama-Meta. Sipas Bregut, ai ka gënjyer kur ka thënë se, pas takimit në PD ju çuan të fala kreut të Kuvendit Meta. Më tej ajo vazhdoi se, dyshja Rama-Meta ka “shkelmuar” gjatë këtyre muajve dhe se humbja e statusit në dhjetor të vitit të kaluar, nuk mund të jetë përgjegjësi e ekstremisteve europianë -siç lehtësisht thotë Edi Rama- por dhe se Shqipëria e shqiptarët në këtë proces kanë nevojë për miq e dëshmitarë të sinqertë që të thonë e ndikojnë si miq e zyrtarë europianë tek KM dhe maxhoranca, që të ruajnë standardet e arritura, performanca e të cilave i dha mundësinë Komisionit Europian të propozonte pa kushte , dhënien e statusit të vendit kandidat në tetor. “Më vjen keq, por zoti Svoboda respektin e miqësinë e tij personale për dyshen Rama -Meta, nuk mund të na e imponojë dot. Ai është i lirë t ‘i transmetojë zotit Meta, respektin e pakufi që ka zoti Rama ndaj zotit Meta, por do t’ i lutesha në emër të respektit për shqiptarët, të mos sajojë e më keq deklarojë që në takimin në PD i çuam “të fala, me respekt, për z. Meta”. Kjo është tërësisht e pavërtetë!”- mbyll fjalën e saj zj. Bregu.