Majlinda Bregu falënderon Bushatin për lobingun e emërimit të saj

585
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka njoftuar se ka fituar zgjedhjet për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Ish-Ministrja thotë se fitorja i takon Shqipërisë, ndërsa nuk nguron të falënderojë edhe ministrin Ditmir Bushati. Bregu ka fituar përballë ish-kryeministrit dhe ministrit te jashtëm malazez, Igor Luksiç. Bregu shkruan: “Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim! Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mirënjohje të gjithëve, vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Evropian, EEAS (Shërbimi i Jashtëm i BE), Parlamentit Evropian, familjes sime politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time. U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Evropës Juglindore! Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Evropiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë! E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!
Sigal