Majlind Lazimi: Çuditë shqiptare zgjaskan edhe më shumë se 3 ditë…

216
Sapo lexova nje prononcim te Ministres Ekonomi ne lidhje me lirimin tim te paligjshem, per te cilin do ta ndjek deri ne fund rrugen ligjore per te vene drejtesine ne vend, per te mbrojtur integritetin tim moral dhe profesional.

Nuk surprizohem qe Znj. Ekonomi nuk po gjen arsye dhe argumenta ligjore per aktin e lirimit tim nga detyra, por cuditem akoma me shume kur cdo dite ne media aludohet per pretekse aspak llogjike.

Pasi gazetaret te premten me konfirmuan qe lajmin e lirimit tim nga detyra e kishin marre me email nga selia e PD-se gjoja me argumentin se isha i perfshire ne fushate elektorale dhe gjoja sikur kisha ushtruar presion ndaj punonjeseve te Postes Shqiptare – nje perralle qe nuk e beson as postieri me i ri ne cepin me te larget te Shqiperise. (se cfare lidhje ka selia e PD-se me nje urdher te Ministres Ekonomi, ua le ju ta gjykoni), sot lexova serish permes mediave qe Ministrja po rreket te gjej nje arsye “fringo te re” qe ka harruar ta thote te premten apo ta shkruante ne urdhrin e lirimit…dhe arsyeja pak a shume qenka se ka “indicie qe Shoqeria nuk eshte menaxhuar sic duhet”…

E kam shume te lehte ta demontoj edhe kete alibi te “thate” ne lidhje me menaxhimin nga ana ime e Shoqerise Posta Shqiptare…

1. Kam qene nominuar per 2 vite rradhazi nga Ministria e “Ekonomise” si nje nga 2 kandidatet kryesor per cmimin ” Bleta e Arte” – Menaxheri i vitit per 2014 & 2015 qe per hir te se vertetes e dija paraprakisht fituesin dhe nuk me ka hidheruar fakti qe nuk e kam fituar sepse e kam kompensuar me cmime nderkombetare.

2. Treguesit financiar te Postes Shqiptare gjate 2014, 2015, 2016 jane me pozitiv sesa parashikimi. Per 2013 Posta Shqiptare rezultonte me humbje, ndersa nga viti 2014 e tutje u rikthye ne nje Shoqeri me fitim. Keto jane shifra publike dhe te certifikuara zyrtatisht.

3. Gjate ketyre 3 viteve jane shenuar shume marreveshje te reja per sherbime postare, financiare dhe bankare qe jane bere mediatike dhe publike dhe qe kane rritur te ardhurat e Kompanise…

4. Nderkohe jam i sigurte qe Ministrja nuk ka pasur mundesine qe te hyj ne dhjetera zyra te rikonstruktuara ne keto 3 vite duke rritur ndjeshem cilesine e sherbimit ndaj qytetareve vetem me buxhetin e Shoqerise jo atij te shtetit.

Une jam i vetedijshem qe asnjehere ne keto 3 vite nuk kam pasur mbeshtjetjen e Qeverise as kur nje Minister deshte te hiqte te drejten e marrjes se pensioneve ne Poste dhe transferimin pa vullnetin e tyre ne Banke…dhe ne parim nuk kam asgje kunder liberalizimit te ketij sherbimi ndaj bankave por me infrastrukturen aktuale kjo eshte e pamundur , ku mbi 150 mije pensioniste e marrin kete sherbim ne shtepi dhe rreth 500 mije te tjere ne qindra zyra tona ne cdo cep te vendit, ne fshatra ku nuk ka asnje zyre shteterore – jo me dege bankare, por vetem nje zyre postare….

Edhe kur per qindra mijera konsumatore te blerjeve online u ul perjashtimi per taksen doganore nga rreth 200 dollar ne 22 euro, reagova ashper jo vetem ne interesin me te mire ne nje Shoqerie Publike Tregtare si Posta Shqiptare sepse demtoheshin te ardhurat e Kompanise por reagova edhe per mijera konsumatore shqiptare qe sot paguajne shume me teper per blerjet e tyre online taksa doganore….dhe ky akt gjithashtu ishte inskenim i interesave klientelist te pushtetit.

Kaq per sot miq se mos ju lodh, ndersa CV ime eshte publike dhe nuk dua te shpreh mungese modestie;)…