Majko: “Pa Fierin s’ka votim të ligjeve”

455
Sigal

Opozita vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e saj se për të arritur konsensusin me maxhorancën duhet të plotësohet kushti që kanë vendosur për kreun e këshillit të Qarkut Fier, i cili sipas deputeti Pandeli Majko i përket Partisë Socialiste.  Në një mënyrë apo tjetër historia e shumë të metave lidhet me historinë e shumë të metave që ka kaluar ky vend. Nëse respektojmë ligjin, nëse respektojmë vendimin e gjykatave, mendoj se kjo do të prodhojë dhe një histori me pozitive se më parë”, deklaroi Majko. Kjo deklaratë e deputetit Majko vjen pas mesazhit që përcolli sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton për bashkëpunim politik. Ndërkohë që kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë hodhi një hap të rëndësishëm duke premtuar se do të bëjë gjithçka për të arritur konsensusin me opozitën duke e ftuar edhe një herë zoti Rama që të hedhë hapat për të realizuar ëndrrën evropiane të shqiptarëve, nga socialistët ende nuk ka një qëndrim konkret. Përfaqësuesi i lartë i kësaj force politike, nga Korça deklaroi se mesazhi i Klinton ishte mbi të gjitha për atë që ka pushtetin. Mesazhi vlen, por me mbi të gjitha për atë që ka pushtetin.