Majko i qëndron vendimit të tij, nuk e voton ligjin për teatrin/ Habit kryeministri Rama

579
Sigal

Maxhoranca ka votuar sot me vetëm votat e saj dekretin e ndryshuar të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për ligjin për Teatrin Kombëtar.

Por ajo që bie në sy është mungesa në votim e Ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili për shkak të qëndrimit të tij kundër, pati një debat me kryeministrin Rama gjatë seancës plenare të pak muajve më parë. Votimi i sotëm ka nxjerrë në pah sërish qëndrimin e pandryshuar të ministrit Majko, i cili ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në momentin e votimit të dekretit të amenduar të Presidentit për ligjin për teatrin.

Po ashtu në këtë votim bie në sy edhe mungesa e vetë kryeministrit Rama, i cili edhe gjatë seancës së sotme u shpreh i qartë për shembjen e Teatrit Kombëtar.