Mafia e dosjeve të Durrësit dhe fakirët e arrestuar

734
Sigal

Ka mundësi të manipulohen provat, për të fshehur hajdutët e vërtetë

Ylli Manjani, ishministri i Drejtësisë hedh dyshime që të arrestuarit nuk janë vjedhësit e prokurorisë

Nuk më bind aspak ajo që u ofrua, që dy fakirë, të cilët e shohin njëri-tjetrin për herë të parë në një sallë gjyqi me pranga në duar, të jenë grabitës të disa dokumenteve hetimore në Prokurorinë e Durrësit. Të dy të akuzuarit shpjeguan mjaft thjeshtë në sallën e gjyqit, se në kohën e pretenduar të grabitjes kanë qenë diku tjetër. Ata përmendën edhe persona të tjerë me të cilën kanë qenë. E vetmja provë që flet kundër tyre janë disa gjurmë gishtash që janë gjendur në dy vende specifike. Por askush nuk sqaron se si ato gjurmë janë vendosur aty?! Janë lënë vërtetë nga personat e akuzuar, apo i ka vënë dikush tjetër? Ta zëmë nga vetë Policia e Shtetit, e cila donte se s’bën një arrestim për këtë ngjarje të rëndë…

Janë disa pyetje që e tejkalojnë logjikisht dyshimin, se ata fakirë të jenë grabitësit e vërtetë.

  1. Si mund të grabitet prokuroria nga dy persona që nuk njihen me njëri-tjetrin?
  2. A mund të imagjinohet se të dy janë takuar “rastësisht” në vendin e grabitjes?!
  3. A mund të grabitet një institucion publik që ruhet, të paktën pa dijeninë e rojës? Në të kundërt roja do ishte neutralizuar disi…
  4. Si ka mundësi që gjenden gjurmë gishtash dhe jo pëllëmbë? A mund të thyhet një sirtar tavoline me gishta, pra pa pëllëmbë?
  5. Vështirë të besohet se grabitjet të bëhen pa doreza, ndaj pyetja që ngrihet është: A janë mendërisht në rregull “grabitësit”?!
  6. A ka lidhje grabitja e zyrave me grabitjen e postës sekrete të po kësaj prokurorie?
  7. A mund të rrëzojnë disa gjurmë të dyshimta gishtash alibinë e të arrestuarve, të cilët provojnë se kanë qenë diku tjetër?
  8. Po punonjësit e Prokurorisë a i kanë zbatuar rregullat për ruajtjen e dokumentacionit hetimor?
  9. Kush janë personat që kishin dijeni për përmbajtjen e dokumenteve të zhdukur?
  10. Si ka mundësi që dy fakirë shkuan fiks tek dosja dhe morën vetëm aktin e ekspertimit?
  11. Si ka mundësi që ata e dinin që duhej marrë dhe serveri, kur fjalën “server” e dëgjojnë për herë të parë tani?!!

Këto pyetje meritonin përgjigje dje, por askush nuk dha asnjë përgjigje! Dikush mund të thotë, se këto pyetje do t’i sqarojë hetimi. Por, mendoj se duhet të ishin sqaruar tashmë ose s’mund të kishim arrestime. Për ndryshe logjika fut ujë…

Ajo që kemi parë deri tani, është vetëm propagandë për të fshehur realitetin.

Dje vunë në gjumë opinionin duke shpallur “grabitës” dy fakirë që, jo vetëm nuk e njohim njëri-tjetrin, por paskan grabitur dokumente me vlerë hetimore që atyre nuk iu interesonin!!!

Kjo është maskaradë!

Ministria e Brendshme që ka nën hyqëm edhe prokurorinë, po luan keq!

Kështu ka qenë në komunizëm…

Kujdes!