Macron uron Ramën: Bashkë për Europën e së ardhmes

59
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në urimin e tij, shefi i Elizesë vlerëson ecurinë e vendit tonë dhe ndalet veçanërisht tek reforma në drejtësi.
“Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara, që afron edhe më shumë vendin me Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Macron.
Presidenti francez shpreh gjithashtu mirënjohjen për rëndësinë, që sipas tij, vendi ynë i kushton Francës.
“Jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, thotë Macron.