Macron mbron qëndrimin e Francës…!

482
Sigal

Emanuel Macron mbrojti në një konferencë shtypi të premten, qëndrimin e “fortë” të Francës për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndonëse mund të thuhet se s’kishte unanimitet, Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë…

Franca nuk është e vetme në vendimin e marrë por bën pjesë qartësisht në grupin e “shumë vendeve” që s’ranë dakord me hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën.

Ata që në shumicë ishin në favor të hapjes së negociatave, e kanë gabim, ka deklaruar presidenti francez…duke shtuar se “…kishte një shumicë të vendeve në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, por rreth tryezës kishte gjithashtu një gjysmë të mirë të numrit të shteteve anëtare që s’donin të hapeshin negociatat me Shqipërinë” . Sidoqoftë s’mund të vihej në dyshim ndarja e dy dosjeve, ky do të të ishte një ” gabim fatal” deklaroi presidenti Macron…sepse kjo mund të ndikonte në  stabilitetin e brishtë rajonal….

Përfundimisht mund të thuhet se vendimi për “…Francën, është një “jo” e qartë për të dy vendet, në gjendjen aktuale të gjërave….”

Ky qëndrim e ka shtyrë gjithashtu Francën të propozojë së pari, kryerjen e një reforme të thellë të procesit aktual të zgjerimit, të cilin ai e cilësoi një proces “shumë burokratik” dhe të mbyllur pra që “nuk iu drejtohet qytetarëve” para se të merret vendimi për zgjerimin e mëtejshëm.

Së dyti, procesi i zgjerimit duhet “absolutisht të jetë i kthyeshëm”, në kuptimin që sa herë një vend nuk avancon në realizimin e kushteve (detyrave të shtëpisë) të mund të merren masa ndaj vendit përkatës për ta kthyer mbrapsh.

Markon deklaroi gjithashtu se “…është për ta ardhur keq që Evropa ka hyrë në një proces zgjerimi që duhet realizuar me cdo kusht, pra edhe në rastin kur një vend nuk avancon në realizimin e detyrave të vendosura nga vëndet anëtare…”

Makron në fund tha se “disa vende apo lidera europianë shqetësohen për ndikimin që mund të kenë  “Turqia, Kina ose Rusia” në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk më japin dot përgjigje kur unë ju them “shkoni në disa vënde ku negociatat janë hapur dhe shikoni se ky ndikim tashmë ekziston”…

https://www.lalibre.be/dernieres-depeches/belga/macron-defend-le-non-francais-a-l-ouverture-des-negociations-avec-skopje-et-tirana-5da9d1a49978e218e34f0645