LZHK: Shehu, kandidatura e duhur për Dibrën

509
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehu, ka deklaruar se “kandidatura e Sherefedin Shehut është zgjedhja më e mirë e opozitës për qytetarët e Dibrës.
“LZHK-ja mbështet fortësisht kandidaturën e përbashkët të koalicionit opozitar të Sherefedin Shehut për Bashkinë e Dibrës. Është zgjedhja më e mirë, jo thjesht për opozitën, por për të gjithë popullin e Dibrës. Sherefedin Shehu përfaqëson intelektualin, njeriun e Dibrës, por edhe profesionistin dhe administratorin e mirë të shtetit. Kjo tregon vlerësimin që opozita i ka bërë qytetarëve të Dibrës, që të kenë mundësinë të drejtohet nga një intelektual dhe një njeri me eskperiencë të gjatë administrative. Ky është një shans i madh për qytetarët e Dibrës, por edhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi që të japin një sinjal kthese për rindërtimin e shtetit shqiptar, duke filluar me mbështetjen lokale. Do të jetë një ogur i mbarë fitorja e zotit Sherefedin Shehu edhe për zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm për Dibrën, por për gjithë Shqipërinë”, lexohet në deklaratën e kreut të LZHK-së.
Sigal