“Lutja e Paqes”, Nishani: Shqipëria, shembull unik për bashkëjetesën fetare

454
Në ditën e tretë të aktivitetit “Lutja e Paqes” që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani tha se organizimi i këtij dialogu në vendin tonë dhe mesazhet që dalin prej tij “janë një pasuri e madhe për Shqipërinë dhe për të gjithë Botën”. “Paqja dhe liria e besimit sjellin humanizmin. Njerëzit e duan paqen dhe lirinë, pavarësisht besimit të tyre. Shqiptarët kanë udhëtuar në histori krah për krah. Shqipëria është një shembull frymëzues dhe unik për bashkëjetesën fetare”, tha Nishani në fjalën e tij. Presidenti shtoi se “askush nuk është imun ndaj instrumentalizmit fetar” dhe se “duhet vullnet për të siguruar paqe, demokraci dhe liri besimi” në shoqëritë tona.
Sigal