Lumturimi i Nënë Terezës, Rama: Ditë që na imponon më shumë mirësi

428
Sot është një ditë që na imponon shumë modesti, është shprehur kryeministri Edi Rama në aktivitetin e 12-vjetorit të lumturimit të Nënë Terezës. Ai tha se vëllazëria fetare në Shqipëri është një vlerë e vendit tonë.
“Një ditë që imponon shumë modesti dhe aspak fanfara përkujtimore. Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virutalisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit. Në gjakun ton lëvron ndoshta ende disi egër dhe e pakultivuar sa do të duhet, ndjenja e vetëmohimit për vëllain dhe motrën në humanitet pa dallim kombësie, etnie apo shtrese sociale, siç na e sjell në një formë të caktuar vllazëria fetare në Shqipëri, dhe nga ana tjetër dëshira për të përqafuar universalen, një dimension që është i pazëvendësueshëm në brendinë e identitetit tonë kombëtar”, u shpreh kryeministri Rama.
Mirësia ishte rrënja e ushqimit të Nënë Terezës, tha Rama, dhe ajo u vetëmohua për vullnetarizëm.
Sigal