Lulzim Basha: ‘Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten nga qeveria’

411
Sigal

Kreu i PD dhe lideri i opozitës Lulzim Basha vijon turin e takimeve me qytetarët në të gjithë vendin.

Sot, kreu i selisë blu ishte në Sarandë, nga ku parashtroi edhe planin ekonomik duke fajësuar qeverinë Rama për rrënimin total social-ekonomik të vendit.

“Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë vjen nga grabitja që po i  bëhet Shqipërisë nga qeveria me një grusht klientësh”, u shpreh ndër të tjera Basha

Më tej, lideri demokrat parashtroi edhe disa pika, sipas të cilit tregojnë se pse shqiptarët sot janë më të varfër.

− Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten.

− Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin.

− E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës.

Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ja ka dhënë me vendime speciale oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit.

− Deti ka qenë i shqiptarëve, bregdeti është i shqiptarëve por Rama ja u ka bërë dhuratë oligarkëve. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti.

− Deti duhet të ishte burim mirëqenie, burim të ardhurash për të gjithë shqiptarët. Por tani është vetëm për milionerët”.