Lulzim Basha:Edi Rama nuk ua hedh dot më shqiptarëve,Shqipëria e pushtuar nga droga

563
Sigal


Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike,
Lulzim Basha


Gazeta Telegraf/


Edi Rama nuk ua hedh
dot më shqiptarëve. Plehrat e nxoren para qytetareve zbuluar: gënjeshtar,
hipokrit, pa asnjë skrupull. Për pushtet dhe para bën gjithcka: nga aleanca e
drogës, tek aleanca e plehrave. Tashmë këtë e dinë edhe mbështetësit e tij më
të zjarrtë.


Pasi e mbushi Shqipërinë me drogë dhe pasi është
dorëzuar kokë e këmbë tek krimi dhe droga, tani zgjidhjen njësoj si për plehrat
e kërkon tek gënjeshtra dhe mashtrimi. 

Sot Kryeministri hodhi në qarkullim një videografik të gatuar në studiot e mashtrimit qeveritar, për t’u
mbushur mëndjen njerëzve se drogën nuk e ka sjellë ai po e gjeti mes nesh.

Videografiku është një mashtrim i pastër.
Pretendimet e tij janë sajesa të Edi Ramës.

Videomashtrimi, nuk mund të fshehë dot Shqipërinë e
pushtuar nga droga që nga rrethinat e Tiranës dhe Rinasi deri në Lumin e
Vlorës, pyjet e Kolonjës, pllajat e vendlindjes së Tahirit, deri në Dibër e në
Malësinë e Madhe.

Videomashtrimi nuk mund të mbulojë dot as faktin që
tani e dinë të gjithë: droga po lulëzon kudo me lejen dhe mbrojtjen e Edi
Ramës; droga po lulëzon se Edi Rama nuk ka dashur të kapë asnjë trafikant, por
është marrë me ca fakirë fukarenj, ndërkohë që kokat e trafikut si Habilajt dhe
Klement Balili me shokë janë të lirë dhe të paprekshëm dhe bosët e drogës si
Bushi, Roshi dhe Aga me kompani janë kryetarë bashkish, deputetë dhe krerë të
policisë.

Droga në Shqipëri po lulëzon edhe për një arsye
tjetër: kryeministri në vend që ta luftojë drogën ka zgjedhur të luftojë
opozitën dhe njerëzit.

Edi Rama është tashmë një vegël e bindur në duart e
kriminelëve dhe trafikantëve të drogës. Ne emër të tyre, Edi Rama ka tradhtuar
popullin e vet dhe po shkatërron të ardhmen e tij.
 #Shqiperia ne rrezik
me Edi Ramen.