Lulzim Basha uron gruan e parë Presidente të KE: Lajm i mirë pë BE dhe Shqipërinë!

501
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar mbrëmjen e sotme presidenten e sapo zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Basha e quan një lajm të mirë për Europën por dhe për Shqipërinë zgjedhjen e Von der Leyen  në krye të Komisionit Europian.

“Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë!”, shkruan Basha në urimin e tij.

Image