Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Fiksojeni mirë fytyrën e të keqes, të etjes për pushtet, të tradhtisë

579
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka bërë asnjë hap pas në përballjen e tij me pushtetin e Edi Ramës.

Në një dalje urgjente për media nga selia e PD, Basha iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e harrojnë fytyrën e Ramës, që sipas tij, është fytyra e të keqes, e etjes për pushtet.

“Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të bëjnë që ta harrojnë. Duhet ta fiksojnë mirë fytyrën e të keqes, të etjes për pushtet, të tradhtisë. Nuk duhet të lejojnë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona sërish. Shpesh kur vjen fundi i së keqes njerëzit ndjejnë një lehtësim, që i bëjnë të harrojnë shpejt atë që ishte.

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror. Ne rrallë kemi relfketuar ndaj të këqijave ndaj i kemi përsëritur. Historia politike e Ramës nk është historia e një njeriu që dështoi në gjithçka, që kërkon verbërisht pushtet e para për t’u hakmarrë, por është dhe historia e një shoqërie që mashtrohet”, tha Basha.