Lulzim Basha thërret ambasadorët: Me mbështetjen e ndërkombëtarëve vota nuk mund të devijohet

563
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi në zyrën e tij në selinë e PD-së, ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE, Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Florian Rauning, me të cilët u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Sipas informacioneve të gazetës “Telegraf” nga sellia e PD-së, Basha mësohet të ketë vënë theksin tek domosdoshmëria e një angazhimi të fortë të institucioneve ndërkombëtare për të shmangur çdo përpjekje që do të devijonte votën e qytetarëve, shqetësim ky i shprehur edhe në raportin e parë të OSBE ODIHR. Ai beson se vetë zgjedhësit, të djathtë e të majtë, duan që 21 qershori të jetë një ditë ku triumfon vota e lirë dhe ambasadorëve u shprehu angazhimin e opozitës për këtë.
Sigal