Lulzim Basha: Të varfrit i fut në burg për një faturë, oligarkëve u rri ‘gati tu’

643
Nga foltorja e Kuvendit Basha, kryetari i Opozitës theksoi se nuk e ka fajin opozita se Rama hoqi nga lista e ndihmës ekonomike 30 mijë familje. Madje ai u ndal edhe tek ironia e Ramës se Basha i përdor disa prej të përjashtuarve nga ndihma ekonomike për të mbledhur ndihma për të dalë fotografi me të pasurit. “Opozita kërkoi që në momentin e parë bërjen publike pse u larguan 30 mijë familje shqiptare nga skema e ndihëm ekonomike. Me një të rënë të lapsit, pa asnjë transparencë, u hoqi bukën shumë familjeve. Nuk ka shqiptar që mund të kuptoj se papunësia nuk zgjidhet duke dalë kryetari i opozitës në foto me ta. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet me kacafytje me opozitën. Preokupimi i Ramës është që ta hedhë fajin diku tjetër. Ndaj fajin e ka përsëri opozita. Nuk e ka ky, por opozita (Ironi). Vendi ndodhet në një krizë të thellë psikologjike dhe sociale, dhe morale. Ne nuk jemi këtu sot për të treguar motivet e mbrapshta të këtij akti kriminal, por për të thënë të vërtetën. Banka Botërore një javë më parë theksoi se 70 % e shqiptarëve ishin përjashtuar nga skema. Kjo është e vërteta. Dhe para se të vije këtu ke dy raporte të tjera. Shqipëria renditet e fundit në Evropë në listën e indeksit të Lumturisë. Treguesit marrin të ardhurat për frymë, lirinë për të bërë zgjedhjet në jetë. Pasi dilja në foto, t’i nisje servilët e tu. E ke futur ekonominë ne kolaps. Ju kujtojnë shqiptarëve se janë dembelë. Këta të koncensionarit të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, që marrin paratë pa punuar fare, ça janë? Ky është mbështetësi më i madh i dembelizmit dhe parazitizmit në Shqipëri. Ka bërë kontrata me shokët e tij. Të varfrit i fut në burg për një faturë, ndërsa oligarkëve u rri ‘gati tu”, tha Basha.
Sigal