Lulzim Basha sulmon Berishën, duke kërkuar dorëheqjen e Metës

419
Lulzim Basha kryetari i PD, kërkon (për së dyti herë) dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir meta, brenda një intervali kohor disa mujor. Hera e parë, kryetari I PD kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës pas akuzave të deputetit të PS për gjoja atentatet kundër jetës së tij, të porositura nga Ilir Meta. Tashmë, kur drejtësia shqiptare zbardhi akuzat, të cilat dëshmuan se ishin shpifje të deputetit dhe nuk u provua asgjë që porositësi i vrasjes të ishte kryeparlamentari Meta, kryetari i PD duhet të kërkonte falje publike për kërkesën e tij për dorëheqjen e kryeparlamentarit, bazuar vetëm në shpifjet e deputetit. Edhe dje, sa u dhanë në dritë disa fakte nga avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbrojnë çështjen e OSHEE në arbitrazh, të cilët deklaruan se kanë prova që Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania e mikut të tij, Ismailaj, person që gjendet aktualisht nën arrest për pastrim parash, ndërtim skeme mashtrimi dhe korrupsion, kryetari i PD Lulzim Basha përherë të dytë, menjëherë kërkoi publikisht dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta. Vetëm pak orë më vonë nga kërkesa e Bashës për dorëheqjen e Metës, erdhi edhe përgënjeshtrimi zyrtar i qeverisë dhe i studios ligjore Clifford Chance që është avokate e OSHEE, të cilët deklarojnë që kurrë nuk kanë përmendur emrin e Ilir Metës. Po pse Basha kërkon me ngutm dhe me këmbëngulje dorëheqjen e Ilir Metës dhe pse nuk sulmon kryeministrin Rama?
Halli i Bashës
Kryetari i PD Lulzim Basha është kritikuar nga eksponentë historikë të PD për një opozitë të dobët që ka bërë dhe bën ndaj kësaj maxhorance. Dhe fajtor për këtë bëjnë kryetarin e PD, Lulzim Basha, për mungesë vizioni. Janë hedhur shumë hipoteza, të cilat bëjnë fjalë për një aleancë zgjedhore, ose qeverisëse të PD me PS, ngaqë është e qartë se PD pa aleanca e ka të pamundur që të bëhet parti pretenduese për pushtet. Edhe pse Basha, publikisht, këto mundësi politike për aleancë me PS i ka mohuar, është e qartë, se Basha nuk mund të thotë të gjithë të vërtetën. Ndaj Basha, në të shumtët e herës oponencën e tij e adreson ndaj Ilir Metës dhe jo ndaj kryeministrit Rama. Këtu Basha, si kryetari i opozitës synon dy objektiva. Së pari, të lërë jashtë kritikës opozitare kryeministrin, për t’i lënë hapësira bashkëpunimi më vonë një aleance PD-PS. Por Bashën më shumë e shqetëson, halli i tij, që Rama të mos e ngacmojë për akuzat që i ka bërë vazhdimisht për shpërdorim fondesh. 
Basha sulmon Berishën
Kryetari i PD Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, vetëm me publikimin e një shkrimi, për gjoja përvetësim miliona euro nga Meta, të cituara nga një avokat anonim i një studioje ligjore që do mbrojë OSHEE në një gjykim ndërkombëtar, objektivin e kritikës e ka drejt ishkryeministrit të vet, Sali Berisha. Sepse Berisha ka qënë kryeministri që ka bërë të gjitha marrëveshjet me CEZ, për të fituar lehtësirat dhe veton e Çekisë në kërkesat e Shqipërisë për statusin kandidat në BE. Madje ishte kryeministri Berisha që gjatë gjithë kohës, i krijoi çdo lehtësi ligjore dhe joligjore CEZ që të spekulonte, sa që konflikti shkoi në ekstrem, dhe Berisha vetë, si kryeministër u detyrua që të ndërpriste kontratën me CEZ. Edhe vendimin për krijimin e kompanive që të mblidhnin borxhet e CEZ, ishte kryeministri që e firmosi, madje opozita e asokohe, PS kishte akuzuar se këto kompani, janë pranë kryeministrit Berisha. Ishte ministri i Energjitikës, Florian Mima dhe zvministri Bozdo përgjegjësit që hartuan dokumentat edhe për prishjen e kontratës më CEZ. Ndaj tani, kryetari i PD Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e Metës, për kompanitë që vilnin borxhet e CEZ, drejtpërdrejt sulmon imazhin e ish kryeministrit Berisha. 
Basha do aleancë me Ramën 
Por Basha e sulmon Metën, edhe dike ditur miqësinë e lidhjet intime të Berishës me Metën, duke treguar xhelozinë e kësaj miqësie. Pasi Berisha nuk e fsheh asnjëherë se është gati që të lidhë në çdo kohë, sërish një aleancë të mundshme PD-LSI, për të cilën Basha është kundër. Dhe qëllimi i Bashës është që, duke prishur imazhin e Berishës, ai vetë, si kryetari i PD, të çlirohet nga hija e Berishës. Pas kësaj, Basha, i çliruar nga hija e Berishës në PD, do të jetë i lirshëm, që të lidhë në të ardhmen edhe aleancë me PS, për të cilën është kategorikisht kundër Berisha. 
Vasili i përgjigjet Bashës: Meta e ka tejkaluar planin e dorëheqjeve, ju shpifje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për integrim, Petrit Vasili, duke reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, theksoi se është e drejtë e Basha dhe cilido tjetër si ai që të jap dorëheqjen duke shtuar se Meta e tejkaluar planin e dorëheqjeve me kohë. “Z. Meta e tejkaluar me kohë planin e dorëheqjeve. Është e drejtë e z. Basha dhe cilido tjetër si ai që të japë ose jo dorëheqjen. Vërtetësia e shpifjeve të tilla është si vërtetësia e sondazhit të SOROS në vitin 2013”,- theksoi Vasili. Në vijim të deklaratës së tij, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, theksoi se çdo kërkesë e opozitës që do të bëhet në rrugë zyrtare do të trajtohet me prioritet në Kuvendin e Shqipërisë. 
Sigal