Lulzim Basha: Sot endet nëpër Shqipëri kufoma e njeriut më të urryer që nga komunizmi

404
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha është drejtuar nga protestuesit e mbledhur para godinës së kryeministrisë duke u thënë se kjo protestë popullore është e të gjithë atyre njerëzve që Edi Rama i vodhi dhe i ‘dhunoi’.

Ai ka deklaruar se Rama është drejt fundit dhe se sot duhej të ishte para drejtësisë për të paguar për vjedhjen e pushtetit, ndërsa shtoi pushtetin populli do ta marrë mbrapsht me çdo kusht dhe çmim.

 “Sot endet nëpër Shqipëri kufoma  e njeriut më të urryer që nga komunizmi. Sot ai duhet të ishte para drejtësisë dhe të jepte llogari për vjedhjen e pushtetit që do ta merrni mbrapsht me çdo kush dhe me çdo çmim”, tha Basha në nisje të fjalës së tij.