Lulzim Basha: S’mund të ketë ecje përpara të Shqipërisë, pa larguar krimin nga qeverisja dhe vendimmarrja

407
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi Ernst Reichel, drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, të cilin e njohu me shqetësimin e thellë që po kalon vendi për depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të administratës dhe Parlamentit. Duke e informuar për situatën në vend, Basha u ndal tek akuzat e rënda që janë bërë ndaj Kryetarit të Parlamentit si porositës i vrasjes së dy deputetëve, nga vetë radhët e maxhorancës. Basha tha se për këtë ngjarje të rëndë është shumë e rëndësishme që të ketë hetim të plotë të besueshëm e të gjithanshëm. Një hetim i tillë është i pamundur sa kohë që subjekti i hetimit mban dhe ushtron pushtetin e numrit 2 në vend. Dorëheqja e Ilir Metës nga posti Kryetari i Parlamentit është një parakusht për një hetim të besueshëm. Mungesa e një hetimi të besueshëm do të ketë pasoja të rënda për besueshmërinë e institucioneve dhe stabilitetin politik e social në vend, theksoi Basha.
Kryetari i PD-së takohet me nënkryetarin e grupit parlamentar të Partisë Popullore austriake
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, priti në një takim nënkryetarin e grupit parlamentar të partisë popullore të Austrisë, z. Werner Amon, ku ndau shqetësimin mbarëpopullor dhe të partnereve ndërkombëtarë për rritjen galopante të nivelit të krimit në vend dhe për uzurpimin që bota e krimit i ka bërë institucioneve më të larta politike dhe administratës shtetërore. Shqiptarët ndihen të shokuar nga akuzat në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh, tha Basha, duke shtuar se ky skandal thellohet edhe më tepër nga fakti që për më shumë se 6 muaj, kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur te fshehin akuzat e rënda ndaj Kryetarit të Parlamentit, si porositës i vrasjes së dy deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë.
Sigal