Lulzim Basha: “Shtimi i kapaciteteve, prioriteti i Bashkisë”

503
Sigal

Bashkia e Tiranës restauron 68 shkolla, merr fund mësimi me dy turne

Bashkia e Tiranës nga 72 shkolla në total ka restauruar dhe ka plotësuar me kushte bashkëkohore 68 prej tyre, duke sjellë shtim të kapaciteteve. Shkollat që kanë qenë më problematike janë shembur totalisht dhe po rindërtohen, ndërsa 2-3 shkollat e fundit me probleme fillojnë për pak kohë punimet. Është bërë një planifikim për shtim kapacitetesh, shtim ambientesh, ndërtimi i shkollave të reja. Kuptohet që duke bërë shtimin e kapaciteteve dhe rikonstruksionin e këtyre objekteve, kuptohet që nxënësit transferohen nga një shkollë në një shkollë. Shkollat më problematike që kemi pasur kanë qenë shkollat që ne i kemi shembur, si shkolla “Ahmet Gashi” që i përkiste viti ’62. Kemi dy-tre shkolla të tjera, por jo në gjendjen që ka qenë “Ahmet Gashi”, të cilat janë planifikuar për të filluar punimet për 3-4 muaj. Me planifikimin që kemi shkollat problematike nuk i kemi më në atë gradë që kanë qenë. Një pjesë e shkollave do të vijojë mësimin me dy turne, deri në përfundimin e rikonstruksionit të disa shkollave që pritet të përfundojnë semestrin e dytë. Me rikonstruksionin, shkollave u shtohen kapacitete dhe merr fund mësimi me dy turne. Shtimi i shkollave të reja në kryeqytet është domosdoshmëri, ndaj dhe Bashkia e Tiranës ka planifikuar që deri në vitin 2015 të ndërtojë edhe 4 shkolla të tjera. Janë për t’u ndërtuar dhe katër shkolla të tjera deri në vitin 2015, gjë që po kalon fazë pas faze. Duke parë dhe rikonstruksionin e plotë dhe të pjesshëm që bëhet, shtimi i kapaciteteve ka qenë një nga prioritetet që i ka dhënë Lulzim Basha,  kryetari i Bashkisë së Tiranës.  Sakaq Bashkia e Tiranës do të marrë evidencat përfundimtare në ditën e fundit të regjistrimit të nxënësve nga Drejtoria Arsimore, për të pasur edhe një pasqyrë më të saktë për të vepruar për shpërndarjen e nxënësve në shkollat ku ka përfunduar rikonstruksioni.