Lulzim Basha: Shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo fasada

487
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot pas protestës madhështore të ditës së djeshme në të cilën morën pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë.

Duke publikuar edhe pamjet nga protesta e djeshme, Basha shkruan në faqen e tij në Facebook se shqiptarët kërkojnë ndryshim të vërtetë e jo ndryshime sa për fasadë.

‘Duan ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit’, shkruan Basha.

“Sot shqiptarët duan ndryshim të vërtetë, jo të përkohshëm, jo fals, jo fasadë, por ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe traumave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perëndimore”, shkruan ai në një shënim në Facebok, ku poston edhe një video nga protesta e mbrëmshme.

Sipas Bashës, “zgjedhjet e lira e të ndershme do t’i hapin rrugën transformimit politik dhe ekonomik që ka nevojë Shqipëria, do ti hapin rrugë ndryshimit të vërtetë”.

“Ky ndryshim është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia ime absolute ndaj çdo shqiptari”, e mbyll kryedemokrati reagimin e tij.