Lulzim Basha: “Rama mashtron, ekonomia nuk është në kolaps”

39

Kryetari i PD-së reagon ndaj akuzave të Kryeministrit, për politikën  e “Tokës së djegur” të gjendjes ekonomike të vendit

Në përgjigje të akuzave të Kryeministrit Edi Rama, lidhur me situatën e rëndë ekonomike, që trashëgoi nga qeveria paraardhëse, kreu i PD-së,  Lulzim Basha hodhi poshtë të gjitha pretendimet, duke i cilësuar gënjeshtra dhe manipulime shifrash. “Të detyruar nga një numër gënjeshtrash seriale dhe mungesës së koncepteve për ekonominë dhe politikat e saj, PD nis një proces transparence ndaj qytetarëve shqiptarë. Ka ditë që zoti Rama po rreket të krijojë një imazh të degraduar të gjendjes së ekonomike. Ai thotë se ekonomia shqiptare është në kolaps. Ne i themi qytetarëve shqiptarë se ekonomia e tyre pavarësisht krizës nuk ra në recesion. Rama thotë se, të ardhurat fiskale kanë rënë në mënyrë drastike nga keqqeverisja e së Djathtës ne i themi që kjo rënie është vetëm me 4,3% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe rënia nuk ka ardhur nga shthurja e administratës fiskale. Edi Rama thotë se arka e shtetit është bosh. Vetëm një mendje si e zotit Rama mund të alarmohet nga ky fakt. Edi Rama thotë se është rritur borxhi i fshehtë. Ne u themi shqiptarëve se borxhi i Shqipërisë është i matur, i administruar dhe jo i rritur sipas shifrave pretenduese të Ramës”,- tha ai. Basha tha se, përmes kësaj strategjie Rama po krijon një mekanizëm, që i mundëson atij  abuzimin me fondet publike. “E gjithë kjo bëhet për tre arsye. Rama synon të shesë për sukses për një farë kohe përmirësimin virtual të gjendjes, ndërkohë që është stabël;  të krijojë një rezervë të padukshme dështimesh dhe së treti dhe më shqetësuesja të krijojë një mekanizëm për mundësi abuzimi me fondet publike me anë të cilave do të mbajë peng biznesin dhe median.  Por nuk do lejojmë mashtrimin e shqiptarëve.  Në ditët në vijim ne do publikojmë sistematikisht me fakte dhe shifra për të gjitha çështjet. E ka kot me këto gënjeshtra, por ndryshe nga ç’ishte në opozitë sot si Kryeministër gënjeshtrat e tij janë me kosto të rënda për vendin. I themi zotit. Rama të ndalë zindjelljen dhe panikun si faktori më i dëmshëm për ekonominë shqiptare dhe qytetarët”, u shpreh Basha.

 “Me punë dhe jo me fjalë, po kthejmë në realitet premtimet, pavarësisht defekteve të së shkuarës”

Përfundon rikonstruksioni dhe instalimi i sistemit të ngrohjes në kopshtin 39. 120 fëmijët që frekuentojnë kopshtin nr.39 në kryeqytet, nga sot do të kenë  ambiente komode, të rehatshme dhe të ngrohta në kopshtin e tyre. Falë një investimi të Bashkisë së Tiranës, prej 7.9 milionë lekësh, është kryer rikonstruksioni i tij si dhe është instaluar sistemi i ngrohjes me peleta.  “Sot, përurojmë përfundimin e njërit prej këtyre investimeve që është kopshti nr.39, i cili është rindërtuar në të gjithë parametrat e tij, mundëson një kapacitet trajtimi të 120 fëmijëve, ka sistem ngrohje me peleta, është rehabilituar në të gjithë komponentët e sallave të qëndrimit, sallave të fjetjes, kuzhinës dhe çdo parametër tjetër” – u shpreh kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili theksoi se në vitin 2014, të gjithë të gjitha kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të kenë sistem të ngrohjes dhe 95% e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme.