Lulzim Basha: “Rama e ka ditur qysh më parë që nuk hapen negociatat me BE, ne jemi “PRO” ligjit të “Vetting”-ut

480
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu konfirmoi se opozita shqiptare është e vendosur të mbështesë integrimin e Shqipërisë. Basha tha se “po të ishte për mua do ta firmosja që sot hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Por nuk është në dorën time, vendosin vendet e BE-së. Partia Demokratike e ka mbështetur gjithmonë integrimin e Shqipërinë në BE, ka punuar dhe ka kontribuar për integrimin”, – u shpreh lideri i opozitës. Mandej ai ka pretenduar se kryeministri Rama e ka ditur një ditë më parë se negociatat për anëtarësimin në BE nuk do të hapeshin. “Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë”- ka thënë ai. Sipas tij burimet që kanë komunikuar më qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri. “Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit”, -ka arsyetuar Basha fjalimet e Kryeministrit. Lidhur me debatin për çështjen e ligjit të “Vetting”-ut ai tha se “Partia Demokratike është pro “Vettingut”. Ka votuar pro “Vetingut”, si pjese e ndryshimeve kushtetuese”, -tha Basha.