Lulzim Basha qytetarëve të Durrësit: Nesër të gjithë në protestë, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

469
Sigal

Pas Kamzës dhe Vorës, kreu i PD Lulzim Basha ishte në Durrës, aty ku u takua me simpatizantë të forcës që drejton dhe qytetarë të shumtë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së nesërme në Tiranë, betejë, që sipas tij, do të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Basha falenderoi qytetarët e Durrësit që refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.

Duke vënë në dukje rëndësinë e qëndresës gjatë këtyre muajve, lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri në largimin e Edi Ramës.

“Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. E nesërmja është bashkim i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane”, tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës.

“30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.