Lulzim Basha: PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori

575
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket i vendosur në aksionin e tij opozitar.

‘Qëndrimi ynë është i pandryshueshëm, 30 qershori vetëm na motivon më shumë në vendosmërinë tonë: largimi i Edi Ramës, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira e të ndershme, parlamentare dhe lokale.

Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojini, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre Edi Ramës!’