Lulzim Basha paralajmëron sërish Ramën: Të mirëpres në çadër si i penduar, ndryshe…

447
Lulzim Basha nuk ndryshon qëndrim, por hap çadrën e Lirisë për kryeministrin Edi Ramën. Duhet ta pranojmë si të penduar iu tha ai demokratëve sot në ditën e 16-të të protestës, si të penduar që vjen këtu të japë dorëheqjen dhe të lejojë qeveri teknike. Ndryshe sipas tij, nëse Rama nuk ndryshon mendje do jetë sheshi i protestës që do shkojë në zyrën e tij.
“Ka kërkuar të vijë në këtë çadër, të vijë tek Shqipëria reale, të dalë nga fasada e krimit e të vijë tek Shqipëria reale. Kjo është dëshira e tij. Ka thënë se do ta bëjë këtë me qëllim që opozita të mos bllokojë përparimin e Shqipërisë duke bllokuar vettingun. Le t’ja shpjegojmë qytetarëve mashtrimin e radhës. Kush po e bllokon hyrjen e Shqipërisë në Europë? Si po e bllokon? Me drogë, me krim, me mos zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Me këto bllokohet edhe reforma e vërtetë në drejtësi. 7 kushte për t’i hapur dyert Shqipërisë…Zhbllokimi i rrugës Europiane vjen përmes zbatimit të vërtetë të reformës sipas kushtetutës së 22 Korrikut me largimin e strumbullarit nr 1, vjen me largimin e Edi Ramës”,- tha ai.
Por teksa i hapi derën e çadrës, Basha bëri edhe një paralajmërim të ri, kur i tha kryeministrit se nëse ai s’do pendohej, ishte i gatshëm t’i çonte sheshin në kryeministri.
“Nëse e ka dëgjuar këtë zë dhe ka zënë mend dhe me të vërtetë do të zhbllokojë rrugën, unë e mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike këtu, Kapitullimin pa kushte të krimit, në të kundërt do ngrihet sheshi për të shkuar tek ai”,- vijoi kryedemokrati.
Sigal