Lulzim Basha: Nuk shkohet në Europë kundër opozitës, shkohet me opozitën

405
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i bëri thirrje dje maxhorancës të pranojë kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit parlamentar për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha akuzoi shumicën për rrëzimin e komisionit hetimor për emërimet në polici, pasi sipas tij po pengohet opozita në misionin e saj për të kërkuar pa kompromise transparencën. “Nuk mund ta përcaktojnë ata të drejtën e opozitës për komision hetimor që ia njeh Kushtetuta. Nëse një grusht oligarkësh po punojnë natë e ditë për të manipuluar ligjin, parlamentin dhe opozitën, u themi hapini rrugë komisionit hetimor, merrni pjese në të, hetoni edhe ju bashke me ne, të kthehet ligjshmëria ne Policinë e shtetit”,- tha Basha. Ai kërkoi nga qeveria të reflektojë në lidhje me apelin e ndërkombëtarëve për të përmirësuar marrëdhëniet me opozitën. “Aleati i madh i SHBA-ve i kërkoi të gjejë mënyrë për bashkëpunim me opozitën, konteksti i kësaj këshille lidhet me refuzimin e statusit kandidat, që është për shkak të konflikteve të qeverisë Rama-Meta me opozitën”,- tha Basha