Lulzim Basha: “Nuk kam biseduar me ambasadorin Arvizu për armët kimike”

512
Sigal

Intervistë e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhënë për Ora-News

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i pyetur për prishjen e ndërtimeve me leje nga qeveria e Ramës, u përgjigj: E konsideroj të papranueshme dhe antiligjore çdo lloj ndërhyrjeje që po bëhet në kundërshtim me ligjin te subjektet, ndërtimet informale,të legalizuara dhe të hipotekuara, pa dhënë asnjë copë letër për këtë ndërhyrje. Të gjithë ata, që në mënyrë abuzive po shkelin ligjin, një ditë do të japin llogari.

Lulzim Basha i pyetur nëse kishte biseduar me ambasadorin Arvizu për armët kimike, para protestave u përgjigj: Unë nuk kam komunikuar dhe nuk kam folur me ambasadorin Arvizu  dhe me askënd tjetër, për çështjen e shkatërrimit të armëve kimike, përpara protestave dhe pas tyre. Unë di se çfarë kam thënë, e çfarë kam menduar unë dhe nuk dua t’ja di se ç’thonë të tjerët për mua. Gjatë protestave, unë kam thënë dhe kam bërë thirrje që të mos kalohet vija e kuqe, të mos përdoret dhunë ndaj atyre që protestojnë.

Ça do të bëjë PD-ja që të fitojë dinjitetin?
Dinjiteti lind me njeriun. Detyra e çdo strukture pushteti është ta respektojë dhe ta ruajë dinjitetin. Çdo nëpërkëmbje e dinjitetit është goditja më e rëndë që i bëhet europianizmit. Në kuptimin strukturor funksionojnë forumet e të rinjve të PD-së, në kuptimin figurativ të rinjtë i përfaqëson më mirë se kushdo Kryetari i ri i PD-së. Unë nxis të rinjtë shqiptarë të investojnë vlerat e jashtëzakonshme të energjisë. Në PD nuk ka provë më të mirë se kryetari i ri PD, që çdo demokrat i ri apo e re e ka rrugën e hapur për të qenë një ditë kryetar i PD. Nuk ka tensione në PD, ka diversitet të mbidheshëm. Si parti 23-vjeçare kemi një arkivë të pasur.
Jeni ju për legalizimin e fraksioneve të PD?
Nuk ka. Në PD tradita dhe fryma është e konsultimit dhe rrahjes së një debati të hapur dhe më pas një vendimmarrje në respekt të demokracisë së brendshme të PD-së. Janë të rralla rastet kur në takimet e grupit nuk ka debat.
Humbja e Sokol Olldashit, bëtë publik një takim të fundit me të, kishte vërejtje për PD-në?
Është një takim për të cilin kam folur para aksidentit. Ka qenë takim mes kolegësh, bashkëluftëtarësh dhe midis miqsh. Në parimet dhe vlerat kryesore të PD-së Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi jo vetëm që kanë qenë të bashkuar, por Sokoli ka qenë një zë i fuqishëm që do t’i mungojë PD-së, por dhe mua personalisht.
Do merreni seriozisht me problemin e shitblerjes së votës?
Nuk ka gjë më të tmerrshme që 23 vjet pasi shqiptarët fituan të drejtën e votës së lirë që ne të kemi jo më pretendime si në 23 Qershor, por fakte konkrete, një rrjet dhe sistem i tërë kriminal. PD në 23 vite nuk ka qenë në anën e iniciuar në asnjë fushatë të saj shitblerje votash. Trafiku i votave në Parlament është një gjë dhe blerja e votës së qytetarëve është tjetër. Në 23 Qershor ne kishim një problem se ishim në qeverisje, kishim informacione, por kishim stepie për të vepruar, por fakti është se ne nuk blemë vota.
Keni përfituar ju nga trafikimi i votave në zgjedhjen si Kryetar bashkie?
Për këtë çështje ka folur shumë qartë Komisioni i Venecias dhe ai i OSBE –ODHIR. Ky debat është i mbyllur. PS një vit e gjysmë pas zgjedhjeve ra dakord për numërimin e çdo vote.
Analizën e humbjes së zgjedhjeve kur do ta bëni?
Ka pasur një vonesë 2- mujore, ishim përgatitur për fillimin e tetorit, për shkak të një lufte opozitare. Maxhoranca na diktoi një axhendë krejt të paparashikuar. Brenda tre- katër ditëve të ardhshme PD do nisë analizën dhe paralelisht zgjedhjet e strukturave. Opozita po bën të dyja frontet, jemi opozitë e fortë ballore, e fakteve dhe arsyes. Nga ana tjetër jemi opozitë alternative. Ne kemi pranuar rolin tonë si opozitë, por dëshira jonë është që qytetarët shqiptarë të ecin përpara, të kenë një jetë më të mirë.
Ish-ministrat e PD-së janë shprehur se gaboi populli, u ble?
Asnjë demokrat aq më pak drejtues të PD-së nuk janë shprehur se janë në opozitë për faj të popullit. Do ketë analizë të plotë të shkaqeve, përgjegjësitë kanë filluar të mbahen që ditën e parë dhe do mbahen deri në fund. Pa këtë nuk mund të ketë proces ringritje të PD-së.
Kur përfundon procesi i zgjedhjeve?
Nuk ka afat, besoj se duke nisur nga java e ardhshme një kohë prej 2 muaj e gjysmë është mjaftueshëm. Në tre mujorin e parë të 2014 ne do jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të qenë gati në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Do sanksionohet parimi një anëtar një votë në statut?
Këto do jenë ndryshime që do vijnë si rezultat i një analize dhe propozimeve, por vetëm me sanksionimin e sovranit në PD, anëtarësisë së saj. Kemi shina mbi të cilat ecim, jemi pjesë e PPE-së.
Keni ndryshuar në stil me ardhjen në krye të PD-së?
Propozimi i rezolutës nga është lajm gëzues. Ne jemi të angazhuar institucionalisht, jo me fjalë po me vepra. E dimë të gjithë që opozita e djeshme e bllokoi statusin për interesa të veta, e thanë edhe europarlamentarët. Dëshira ime do kishte qenë të ndesheshim me Edi Ramën për programin, nuk ishim ne që zgjodhëm tjetër fushëbetejë, votën e lirë ne e kishim një betejë të mbyllur në kuptimin ekzistencial të tij.
Menduam që me 23 Qershor koha e luftës së ftohtë mes dy partive kishte mbaruar, por jo?
Lulzim Basha nuk ka ndryshuar. Kultura dhe mentaliteti që unë dua të provoj është identiteti im. Unë di të ndaj personalen nga interesi publik.
Rama deklaroi në studion time se ju ka ftuar për takim?
Na ftoi, por na ftoi me kobure në brez, pasi kishte mbaruar çdo gjë dhe opozitarët i kthyen përgjigjen e merituar.