Lulzim Basha: Ne jemi opozita proeuropiane që garanton ndryshimin e kërkuar nga 85% e shqiptarëve

414
Sigal

Në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Fier, lideri i opozitës huazoi nga mediat botërore togfjalëshin “protestues proeuropianë”, që ata po e përdorin së fundmi për mbështetesit e opozitës, në mënyrë qe të tregojë ndryshimin me Edi Ramën. “Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit pro-europianë- tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim.”

Duke vënë dukje gjendjen shumë të veshtirë ekonomike të qytetarëve të zakonshëm, lideri i opozitës tha në Fier se PD duhet t’i dalë për zot vendit, të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që refuzuan regjimin e Edi Ramës, duke treguar se PD, njësoj si ata, kërkon ndryshimin e vërtetë.

“Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos perseritet më kurrë.”- tha Basha. Ai theksoi se qëllimi i këtij ndryshimi është mirëqenia e qytetarëve.