Lulzim Basha: Në Dibër është prishur thjeshtë pazari, Rama do një Pazar tjetër. Me kë rrinë kriminelët e Dibrës, dhe kriminelët e Lezhës, dhe kriminelët e Shijakut, e tha dje Zëri i Amerikës

629
Sigal

Kreu i PD Lulzim Basha ka shperthyer pas publikimit te fakteve te nga Zeri i Amerikes.  Pazari u prish edhe në unazën e re, u fut një fatkeq në tender dhe dha 5 milion më pak se ai që do e fitonte tenderin. • Kapari është paguar dhe ABI Bank është zbuluar. Edi Rama, ABI Bank është zbuluar dhe raportet janë publikuar. • Do të shkulim nga ajo karrige, ty të parin, dhe nuk do të ketë asnjë ABI Bank dhe as lobist e propagandist të shpëtojnë lëkurën. Teatër i shëmtuar ky që dëgjuam sot këtu. Del një gjoja deputete dhe bën një gjoja pyetje, dhe flet gjoja e deleguara e Dibrës dhe kthen gjoja përgjigje. Është thjeshtë prishur pazari! Dhe ai që ua shtrëngon fijet të dyjave, në veçanti të deleguarës së Dibrës, do një Pazar tjetër. Njësoj siç është prishur pazari sot tek Unaza. E morët vesh besoj, apo jo? Është futur një fatkeq dhe ka ofruar 5 milion euro më pak, se ai që do të fitonte tenderin, se ishte përcaktuar se do ta merrte “Gjoka”. Sepse kapari është paguar. Kapari është paguar. Kapari është paguar dhe ABI Bank është zbuluar. Edi Rama (i drejtohet Ramës), ABI Bank është zbuluar dhe raportet janë publikuar. Tani, se me kë rrinë kriminelët e Dibrës, dhe kriminelët e Lezhës, dhe kriminelët e Shijakut, e tha dje Zëri I Amerikës. E tha dje Zëri i Amerikës! E dinë gjithë shqiptarët. Ju jeni një maxhorancë e ardhur këtu me banditët dhe jeni maxhoranca e banditëve. Sot, po jua përsëris për herë të tretë, keni shansin që me koston më të vogël për vendin, hapni rrugën për një qeveri kalimtare dhe zgjedhjeve që ti sjellin vëndit një parlament të vërtetë. Por, nëse nuk e kuptoni se tik-tak, po ju mbaron koha. Ty të parin do të shkulim nga ajo karrige. Do të shkulim nga ajo karrige, ty të parin, dhe nuk do të ketë asnjë ABI Bank dhe as lobist e propagandist të shpëtojnë lëkurën. Prandaj, thirrni mendjes, zbrit nga andej para se të të shkulim nga ajo karrige.