Lulzim Basha: Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërisë

473
Sigal

Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse në vend nuk merr fund pandëshkueshmëria.

Kështu u shpreh kreu i opozitës Lulzim Basha në fjalën e tij para kryeministrisë

“Nuk do të pranojmë kurrë që trafikantët të jenë në rrugë, Rama të jetë në selinë e tij, ndërsa qytetarët të përfundojnë në burg. Kjo nuk do të ndodhë. Drejtësia e pavarur do të bëjë detyrën. Ajo është penguar nga banda në pushtet për të mbrojtur Edi Avdylajn, Astrit Ramën. Ata do të dalin para drejtësisë.

Largimi i Ramës është kushtrimi i të gjithë shqiptarëve që duan zgjedhje të lira e të ndershme.

Largimi i Ramës është vetëm fillimi. Asnjë parti politike të mos jenë në gjendje ta shkrijnë shtetin e shqiptarëve në shtet mafioz, të mos ju vjedhin shtëpitë, nderin tuaj me një grup oligarkësh. Ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërisë. Politikanët do të jenë të varur vetëm nga vota e lirë e shqiptarëve”, deklaroi Lulzim Basha në fjalën e tij.