Lulzim Basha: Ndryshimi i thellë politik dhe ekonomik, prioriteti ynë kryesor

429
Sigal

Ndryshimi i thellë politik dhe ekonomik mund ti japë fund tranzicionit në Shqipëri dhe ta çojë vendin drejt BE-së.

Ky është mendimi dhe plani i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Fundi i tranzicionit dhe fillimi i Shqipërisë Europiane do të arrihet vetëm nëpërmjet një ndryshimi të thellë, ekonomik dhe politik.  Ndaj ky është prioriteti ynë kryesor! Kjo është e vetmja rrugë që do të na çojë të sigurtë drejt BE dhe vlerave perëndimore. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha në postimin e tij të fundit në Facebook.