Lulzim Basha: “Mirëprisni këdo që do të japë kontribut PD!”

419
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar për 23- vjetorin e krijimit të degës lokale në qytetin e Beratit. Fjalimi të z.Basha nuk i kanë munguar akuzat ndaj qeverisë duke e cilësuar atë si maxhorancën e mashtrimit më të madh në historinë e pluralizmit shqiptar. Aktiviteti është zhvilluar në ambientet e Universiteti të Beratit, nga ku kreu i PD-së është shprehur se: “Sa madhështore që është kjo sallë, aq e vogël duket për të mbajtur pasionin për liri të demokratëve të këtij qyteti”. Duke kujtuar momentet më të rëndësishme historike të 23-viteve më parë me krijimin e së parës parti opozitare, Basha e cilësoi PD-në si shtëpinë e atyre që aspirojnë për liri. Pasi u ndal në situatën politike dhe ekonomike në vend Basha pohoi se, kjo maxhorancë tashmë mund të thuhet se u instalua në pushtet nëpërmjet mashtrimit. “Të gjithë jemi dëshmitarë të premtimeve të bujshme të bëra gjatë fushatës elektorale, ku u premtua se do të hapeshin tre qind mijë vende pune. Se do të kishte ulje çmimesh, taksa të ulëta, legalizimet do të ishin falas, se shëndetësia do të ishte falas. Sot, katër muaj pas ardhjes në pushtet nuk jemi vonë dhe nuk jemi as herët për të gjykuar, pasi perspektiva është më e zymtë se kurrë. Faktet flasin, se qeveria dështoi me projekt buxhetin, dështoi me aksionet e saj, po dështon me rendin, dështoi me ligjin për nëpunësin civil, gjë e cila fakton ligjërisht se kjo është maxhoranca më e madhe e mashtrimit në historinë e pluralizmit shqiptar. Basha më pas i bëri thirrje demokratëve të Beratit që të bëhen pjesë e zgjedhjes së strukturave të reja, për t’i hapur kështu rrugën një procesi të ri në Partinë Demokratike.