Lulzim Basha: Me Ramën kryeministër, marrëdhëniet me SHBA janë të pamundura

448
Kreu i PD, pas takimeve në SHBA dhe vendet kryesore të BE-së, nis takimet me strukturat e partisë në rrethe
Duket se PD-ja e ka nisur intensivisht e praktikisht fushatën elektorale për zgjedhjet elektorale të zgjedhjeve të pritshme parlamentare të 18 qershorit 2017. Këtë e tregojnë takimet e tij në bazën e partisë demokratike në rrethe e zona, ku Lulzim Basha po kërkon mos votimin e “Rilindjes” së Ramës dhe votimin masiv të PD-së e forcave të koalicionit të saj politik, një pjesë e të cilit është deklaruar tashmë. Kreu i PD, pas takimeve në SHBA dhe vendet kryesore të BE, nis takimet me strukturat e partisë, duke u përcjellë bisedat që ka bërë në takimet me politikanë e shtetarë të lartë në SHBA, Bruksel e Gjermani, duke u deklaruar anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, se prej tyre, ka marrë mbështetjen e plotë për reformën në drejtësi, për reformën zgjedhore, për zgjedhje të lira dhe votim elektronik, për votime elektronike dhe për ndëshkimin e krimit e korrupsionit që është simbol i ministrave të “Rilindjes” dhe moto e pune e kryeministrit. Kreu i PD, Lulzim Basha pas kthimit të një turi në SHBA dhe Evropë u ndal në Elbasan për të bërë publike atë që ka biseduar dhe ka ndarë me zyrtarët amerikanë dhe evropianë. Kryeopozitari Lulzim Basha, deklaroi, se me Edi Ramën kryeministër, marrëdhëniet me SHBA, janë të pamundura. Sipas tij, ”Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë në këto 26 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe bashkëpunimit. Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Pasi të mbarojnë së ndërtuar investimet e qeverisë sonë, Tap dhe Devoll nuk ka më gjë tjetër. Marrëdhëniet tona me amerikanët janë të pamundura me këtë kryeministër,. Integrimi me BE ka ndaluar dhe perspektiva e integrimit është e paqartë”,- u shpreh Basha. Opozitari theksoi, se PD ka përqafuar valën e ndryshimeve që kanë përfshirë gjithë vendet. Ai përsëriti, se kandidatët për deputetë të PD do t’i nënshtrohen vettingut. Më tej zoti Basha theksoi: ”Lajmi i mirë është se vala e ndryshimeve politike po shtrihet kudo dhe do të vijë edhe në Shqipëri. Bota po kalon një shkundje, një tronditje nga themelet, disa e quajnë revolucion politik. Njerëzit e thjeshtë po ngrihen. Njerëzit po kërkojnë që pushteti të kontrollohet prej tyre dhe të punohet për ta. Është kjo frymë që ka përqafuar PD prej kohësh. Kjo qasje do të zbatohet me përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë. Për herë të parë mbështetësit e PD po propozojnë kandidatët për deputetë. Ju nxis të propozoni kandidatët më të denjë. Kur ky proces do të mbarojë PD do të nisë vettingun e përfaqësuesve të vet. Me këtë proces ne garantojmë se deputetët e PD nuk do jenë të lidhur me krimin”,-mësohet të ketë thënë kreu i PD-së.
Sigal