Lulzim Basha/ Më 2 qershor të gjithë së bashku të shporrim Edi Ramën nga pushteti i bandës kriminale

486
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, ndodhet në këto momente në një takim me qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Në fjalën e tij Basha falenderoi të pranishmit dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive në protestat e Opozitës që nga 16 shkurti deri më sot, dhe u ka bërë thirrje të jenë po kaq masivë edhe në protestën e datës 2 qershor në orën 19.00 që do të mbahet në Tiranë përballë zyrave të kryeministrit Rama.

Mirësejugjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj.

Partisë Demokratike të qytetit së pari doja tju falenderoja nga zemra nga këtu për përballjen, vendosmërinë dhe fitore që po buzëqesh nga ditë në ditë.

Të gjithë e pamë se si radhët e protestës popullore shtohen nga ditë në ditë.

Gjatë këtyrë ditëve kam qenë për fat të mirë në shumë qytete por më pak në Tiranë.

Ju po e shikoni si është atmosfera anembanë gjithë vendit e jashtëzakonshme.

Atmosferë shprese, kurajoje për të luftuar në një betejë që e ka të sigurtë fitoren e popullit të bashkuar.

Por një betejë që vazhdon dhëmb për dhëmb.

Nga njëra anë qindra milion euro paratë e taksapaguesve shqiptarë që dikush do thoshte sot që ata po i luajnë kumar.

Jo, jo, kjo bandë kriminale ditën e fundit në furrnaltës suaj që ka ndezur popullin është vërsulur si kurrë ndonjëhërë në histori, në atë që është buka e gojës së fëmijëve shqiptarë

296 milion euro është njëra prej këtyre stekave vetëm për 17 km rrugë, për Milot- Balldren .

Rrugën e florintë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanë, po për një grusht banditësh rreth tij.

Këtë javë shumë prej jush keni qenë në derën e biznesit e vogël për të ndarë programin tonë dhe për ti dhënë një program shprese që të punojnë me dinjitet dhe të shijojnë frutet e punës së tyre.’