Lulzim Basha mbledhje urgjente me aleatët

880
Kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetet Dashamir Tahiri, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, duke folur per gazetaret pas nje takimi me aleatet e Partise Demokratike, ku kane diskutuar garantimin e zgjedhjeve te lira dhe transparenca mbi financimin e partive./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and lawmakers, Dashamir Tahiri, Agron Duka and Fatmir Mediu, after a meeting with Democratic Party allies, where they discussed guaranteeing free elections and transparency of party funding.
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në një orar të pazakontë krerët e partive aleate. Burime nga selia blu thanë se takimi ka nisur rreth orës 20.30. Sipas të njëjtave burime takimi është zhvilluar në këtë orë të vonë për shkak të takimeve që Basha po zhvillon në rrethe të ndryshme të vendit.

Në takim pritet të diskutohet për aksionin politik në ditët në vijim dhe qëndrimin që do të mbahet për zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti në 13 tetor (të cilat nuk njihen nga mazhoranca), por edhe për protestat, ftesën e Metës për tu ulur në tryezë apo lirimin e zyrave nga kryebashkiakët e djathtë.