Lulzim Basha: Mafia e plehrave qëndron pas vendimit të Ramës

409
Sigal

Gazeta Telegraf/


 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha
mori pjesë në Aktivin e Degës Nr.5, në kuadër të turit kombetar për dëgjimin
dhe bashkëbisedim me strukturat e Partisë Demokratike. Basha thekoi se Edi Rama
e ka zhytur vendin në papunësi, varfëri dhe mjerim.

Sipas
Bashës, Edi Rama mbron sot vetëm interesin e mafies dhe krimit dhe për këtë,
kreu i demokratëve solli shembullin e ligjit të mbetjeve. “Tre vjet më parë,
Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se nuk do të  importohen mbetje,
ndërsa sot jo vetëm e ka miratuar ligjin, por po bën gjithçka që qytetarët të
mos ushtrojnë të drejtën e tyre të referendumit. Partia Demokratike do të
mbështesë qytetarët në këtë përballje, jo si kalkulim politik, por për t’i
dhënë zë zërit qytetar, një praktikë që do ta instalojë në vendimmarrje të
rëndësishme në qeverisjen e saj nesër”, tha Basha.

“Cili është problemi
kryesor me pushtetin sot? Është papërgjegjshmëria totale. Pse tre vite më parë
e ndaloi importin e mbetjeve dhe sot e lejon? Pse?  Mbrapa kësaj qëndron
mafia e plehrave. Nuk ka asnjë arsye tjetër që një njeri të shkelë kaq hapur
fjalën që iu dha vetë qytetarëve, që kishin mbledhur firmat bashkë me të për të
rrëzuar ligjin dhe sot jo vetëm iu riktheu ligjin por iu mohon edhe të drejtën
për t’u shprehur me votë. Dhe do ta mohojë këtë të drejtë deri sa të kuptojë që
përballet më një mur të vendosur të refuzimit dhe të protestës qytetare që
fillon të shtunën me 1 tetor, dhe për këtë tmerri e ankthi e kapi siç e patë që
në Parlament. Dhe kjo është një nga ato çështje që nuk ka kalkulim politik, po
ku demokratët duke nisur me grupin parlamentar që depozitoi (dje) kërkesën për
referendum, e çdo anëtar e simpatizant i Partisë Demokratike nuk kanë dhe nuk
mund të kenë dilemë, të jemi aty me protestuesit për t’i dhënë zë zërit qytetar
dhe për ta bërë protestën një fitore të përballjes qytetare më një oligarki të
pashpirt dhe të korruptuar deri në palcë”, u shpreh Basha.