Lulzim Basha: Kemi një sistem elektoral për të cilin jemi bashkëfajtorë

399
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryetari i
Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot bashkëbisedim me drejtues të
strukturave të PD dega 7, ku ka kërkuar ndryshime në sistemin elektoral. Në
fjalën e tij  Basha tha se, “kemi një
sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. Ne do të shqyrtojmë të gjitha
mënyrat dhe format për t’i dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun
midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi
ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli. Pa i
prerë tentakulat e krimit nuk ka dhe nuk mund të ketë proces të ndershëm
zgjedhor. Në qoftë se procesi garantohet dhe ne duhet ta garantojmë patjetër
procesin, atëherë ne duhet të jemi gati të prezantojmë skemat elektorale
bashkëkohore, të cilat garantojnë që roli i qytetarit të fuqizohet në
vendimmarrje”. Po ashtu, Basha shtoi se, “Ekonomia është në gjendjen më të zezë
si rezultat i taksave që janë rritur për biznesin e vogël, për biznesin e
mesëm, për biznesin e madh. Shëndetësinë nuk është në gjendje të ofrojë shërbim
as për 80% të pacientëve që merrnin shërbim para dy vjetësh, sepse paratë e
destinuara për shëndetësinë, futen në xhepat e dy-tre oligarkëve. Droga është
një produkt i drejtpërdrejtë i simbiozës krim-pushtet”.