Lulzim Basha: Karteli i drogës fitoi betejën, por zbuloi skemën korruptive

56

Gazeta Telegraf/

Në Dibër nuk pati zgjedhje
politike, por përplasje mes qytetarëve të bashkuar me opozitën dhe Kartelit të
Drogës, Krimit dhe Korrupsionit. Ne e dinim këtë, e paralajmëruam dhe kjo është
edhe arsyeja se pse e gjithë Partia Demokratike ishte në Dibër. Jo për të kapur
pushtetin e Bashkisë Dibër, por për të qenë në krah të qytetarëve të Dibrës në
këtë përballje të pashembullt, jo mes dy kampeve politike, por mes opozitës dhe
Kartelit të Drogës, Krimit dhe Korrupsionit. Për të qenë bashkë dhe për të
qëndruar bashkë, përballë këtij Karteli dhe synimit të tij për të asgjësuar
votën dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Karteli i Drogës e fitoi këtë betejë,
por zbuloi skemën para Dibrës dhe mbarë Shqipërisë.